Një ditë pas përfundimit të Eurovisionit, përfaqësuesi i Shqipërisë, Eugent Bushpepa, kthehet ne vend më krenar se kurrë. Me një përfaqësim dinjitoz dhe me një pozicionim në vend të 11, Bushpepa e krye me sukses detyrën e tij. Dhe nuk kishte si të mungonte reagimi i tije pas gjithë spektaklit që dhuroi në sytë e europës. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ai shkruan se ndihet i lumtur për dashurinë dhe përkrahjen që ka marrë dhe se nuk gjen fjalët për të përshkruar ndjenjat.
“Nuk gjej fjale qe te përshkruaj ndjesinë qe kam, për dashurinë, përkrahjen dhe komentet e ngrohta qe me keni dhëne! Shume faleminderit Shqipëri! Shume faleminderit Europe!”, ka shkruar Bushpepa.