Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Reagimi ndaj memorialit turk; po ndaj telenovelave?

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Reagimi ndaj memorialit turk; po ndaj telenovelave?

Nga: Blendi Lami

U bë më shumë se një muaj që në zonën e Parkut, pranë liqenit artificial, ngrihet memoriali që përkujton 251 të rënët gjatë grushtit të shtetit të mbetur në tentativë, më 15 korrik 2016, në Turqi, kundër qeverisë së Presidentit Erdogan. Përveç sheshit përpara memorialit me emërtimin “Parku i Demokracisë së 15 Korrikut”, rruga që të çon aty ka marrë emrin “Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut”. Për financimin e këtij projekti ka kontribuar Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në faqen zyrtare të TIKA-s, jepet fraza e presidentit Erdogan: “Duke u shtrirë në të gjithë botën, ne, si Turqi, do të ndihmojmë aq sa mundemi ata që janë në nevojë”. (Pra, Shqipëria duhet të ndihet e nderuar për këtë memorial, dhe Turqia e ka ndihmuar.)

Po aty, tek rubrika “Rreth nesh”, thuhet ndër të tjera: “Vendi ynë dhe TİKA i realizojnë projektet në tokat e të parëve tanë me krenarinë e duhur për të qenë trashëgimtarë të një historie të përbashkët . . .” dhe “Në funksion të shtrirjes së përpjekjeve të vendit tonë për t’u bërë fuqi rajonale dhe botërore, që nga viti 2000, konceptimi për politikën e jashtme pësoi ndryshime të rëndësishme. Në përputhje me këtë ndryshim, TİKA zgjeroi fushën e saj të veprimtarisë.”

E gjitha kjo sipërmarrje ndodh nën ombrellën e diplomacisë publike. TIKA prej kohësh ka shërbyer si mjet efikas për të zbatuar aktivitete të ndryshme për këtë qëllim të gjeopolitikës turke.

Arkitekti i kësaj politike, Davutoglu, tashmë vetëm referencial për politikën e jashtme turke, pasi është larguar nga politika aktive, e ka përfshirë diplomacinë publike në format që Turqia përdor në ushtrimin e influencës. Kjo formë është një nga përpjekjet e ndryshme të sponsorizuara nga një qeveri, e cila synon të komunikojë drejtpërdrejt me një popull tjetër, me qëllim që ky popull të përqafojë objektivat strategjikë të kësaj qeverie. Në këtë aspekt, duhet kuptuar haptas se ngritja e këtij memoriali është thjesht metoda e radhës për t’u kujtuar shqiptarëve se në tokën e tyre ka influencë turke.

Ky terren është krijuar nga kjo mënyrë e ushtrimit të fuqisë së butë, e cila në thelb ka të bëjë me aftësinë për informim, angazhim dhe ndikim në një vend. Sipas autorit të shquar të kësaj fushe, Joseph Nye, kjo arrihet përmes disa karakteristikave. Ndër këto mund të përmenden: formatimi i preferencave (aftësia për të përcaktuar preferencat tenton të shoqërohet me asete si kultura, vlerat dhe institucionet politike); fuqi atraktive (fuqia e butë është më shumë se vetëm bindje ose aftësi për të ndryshuar perceptimet e njerëzve);  dhe shfrytëzimi i resurseve të fuqisë së butë: a) kultura (në vende ku është atraktive për të tjerët); b) vlerat politike (kur ato përkojnë me vlerat e vendit tjetër) dhe c) politika e jashtme (kur të tjerët e konsiderojnë atë të ligjshme dhe me autoritet moral).

Kjo influencë turke nga ana kulturore është ushtruar rregullisht nga Turqia në Shqipëri përmes formave të shumta si: TIKA, rrjetet islamike turke si Diyanet (Presidenca Turke për Çështje Religjioze), lëvizja Gulen, rrjetet e ashtuquajtura bamirëse, si dhe telenovelat.

Kjo mësymje e nisur prej kohësh gjeti paradoksalisht njëfarë qëndrese pas ngritjes së këtij memoriali. Kjo është një qëndrese krejt artificiale që do të mbytet shumë shpejt, sepse Turqia e ka krijuar tashmë infrastrukturën për të ngritur jo vetëm monumente, por edhe shkolla, universitete, xhami, madje edhe parlament.

Pra, kemi dëshmuar shumë ndërhyrje të Turqisë në domenin tonë shoqëror. Për këtë arsye, zgjati aq pak reagimi ndaj këtij memoriali pa kurrfarë kuptimi për marrëdhënien tonë me Turqinë, dhe nuk u mor asnjë vendim për heqjen e tij. E njëjta gjë aplikohet edhe në dimensione të tjera. Mund të shtohet pyetja retorike: pse një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk ankohen për telenovelat apo nuk kritikojnë transmetimin e tyre çdo natë në televizione kombëtare? Sepse i pëlqejnë ato apo sepse ua kanë injektuar këtë frymë?

Në këto kushte, Turqia zyrtare mendon se ka të drejtë të nderojë heronjtë e saj në territorin tonë dhe reagimi ynë nuk ka vlerë. Ashtu siç mendon se ka të drejtë të ndërtojë shkolla, apo të furnizojë tregun mediatik me sa më shumë telenovela që përçojnë ideologji proturke.

Për aq kohë sa nuk kemi një strategji të qartë shtetërore (se me strategjinë kombëtare është abuzuar mjaftueshëm) apo një pistë që të na informojë dhe orientojë për vendimet që duhet të merren, reagime të këtij niveli do të vazhdojnë të cilësohen “furtuna në gotë” dhe vendi do të vijojë rrëshqitjen drejt influencës turke – në këtë rast.

Ka ardhur momenti të vlerësojmë fuqinë tonë kombëtare, e cila duhet të jetë diga jonë mbrojtëse në përballje të tilla, si dhe valuta jonë në tregun e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Pa e vlerësuar dhe pa e futur këtë fuqi tonën në bursë, duke u ndodhur në këtë lloj informaliteti të diktuar nga jashtë, fuqitë e huaja do te përdorin valutën (fuqinë) e tyre për të realizuar objektivat e tyre në tokën tonë.  /Gazeta Liberale

 

Tags: “telenovela”Blendi LamiMemoriali turk

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
E pazakontë/ Kryetari i Parlamenti udhëheq seancën duke ushqyer foshnjën e një deputeti

E pazakontë/ Kryetari i Parlamenti udhëheq seancën duke ushqyer foshnjën e një deputeti

Emri/Shfrytëzonte vajzat për prostitucion, pranga pronarit të lokalit

Goditi me grushta 2 policë, arrestohet 27-vjeçari

I shembën lokalin, Kokëdhima shtrohet me urgjencë në spital

I shembën lokalin, Kokëdhima shtrohet me urgjencë në spital







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com