E martë, 21 Shtator, 2021
19.9 C
Tirana

I shembën lokalin, Kokëdhima shtrohet me urgjencë në spital

Pasi është informuar për ndërhyrjen e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në restorantin ‘Panorma’, biznesmeni Mihal Kokëdhima ka pësuar luhatje me gjendjen shëndetësore. Mësohet se pas shembjes së biznesit në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Burimet thonë se ai është shtruar me urgjencë në spitalin e Vlorës, pasi ka mësuar shembjen e restorantit.

Gjendjen e rënduar të Kokëdhimës e konfirmon edhe një i afërm i tij, i cili foli sot paradite për mediat. I afërmi i Kokëdhimës ka deklaruar se ai i kishte bërë dokumentet dhe e kishte dërguar objektin për legalizim. Për shumë vite, Mihal Kokëdhima operonte pa leje në atë zonë. Ishin rreth 2 mijë metra katror tokë ku ishte bërë ndërtimi pa leje; restorant dhe dhoma hoteli.

Po kështu, i afërmi i Koço Kokëdhimës shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme edhe plazhin aty pranë. Kjo histori u bë e njohur për publikun, pasi Mihal Kokëdhima terrorizoi një grup turistësh spanjollë.

“Jo 7 peshq, por 5”, zbulohet sherri mes familjes së miliarderit spanjoll dhe Mihal Kokëdhimës

Restoranti i Mihal Kokëdhimës, vijonte punën edhe pse ishte pa leje, deri pas incidentit të ndodhur disa ditë më parë në Porto Palermo, ku Kokëdhima sulmoi familjen e milionerit spanjoll, të cilët kishin ardhur të ushqeheshin në restorantin e tij.

Kokëdhima për rreth 3 kilometra u ngjit mbi kofanon e makinës që po udhëtonin turistët spanjollë, dhe i terrorizoi duke thyer xhamin dhe duke i ofenduar. E gjithë kjo skenë vetëm pasi ata kishin mbetur të pakënaqur nga sjellja dhe shërbimi në restorantin pa leje të Kokëdhimës. Pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012 si objekt pa leje nga autoritetet, biznesi vijonte të ushtronte aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...