Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rasti i Tahirit/ Deputetja e PS: Vendimi i shkatërroi karrierën politike

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rasti i Tahirit/ Deputetja e PS: Vendimi i shkatërroi karrierën politike

Deputetja e PS Ermonela Felaj, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku mazhoranca dhe opozita kane debatuar ne lidhje me vendimet e miratuara dite me pare ne Komisionin e Ligjeve per heqjen e kompetences se Presidentit per te propozuar kryetarin e ILDKP.

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ka komentuar vendimin e gjykatës, ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

E ftuar në emisionin ’45 minuta’ në Report Tv, Felaj u shpreh se vendimi i marrë mbrëmjen e djeshme shënoi fundin e karrierë politike për Tahirin.

Sipas saj, pavarësisht faktit se dënimi i tij u konvertua në shërbim prove, ish-ministrin e kap ligji i dekriminalizimit dhe si pasojë nuk mund të ushtrojë më funksione publike.

“E penalizon ligji i dekriminalizimit pas vuajtjes së dënimit. Çdo person që dënohet penalizohet në ligjin për dekriminalizimin. Patjetër është një dënim që e penalizon. Nuk mund të zgjidhet apo të ushtrojë funksione publike. Ne çdo rast duhet ti referohemi një vendimi përfundimtar Nëse flasim për një vendim përfundimtar ligji është i qartë, vendos pengesa për personat që janë dënuar me burgim” tha ajo. Por a ka përfunduar karriera e Tahirit me këtë vendim? “Karriera e çdo kujt do të përfundojë nëse do të kishte këtë dënim” tha deputetja.

E pyetur nëse ky vendim e përjashton Tahirin edhe nga funksionet partiake në PS, Felaj u përgjigj se:

“Askush as PS dhe as tjetër nuk është në gjendje të gjëmojë bindjet e brendshme të dikujt, as për rastin në fjalë nuk do të kisha një përgjigje. Por për të filluar punë në institucione ku zgjidhesh në administratë apo tjetër kemi vendosur pengesa për ata që kanë dënime me burgim, apo është dhënë një masë sigurimi nga një shtet i BE-së dhe është disponuar një masë dëbimi.

Nëse i rrimë strikt e shoh të pamundur që në një afat kohor të gjatë ti rikthehen jetës publike apo ushtrimin të funksioneve. Nuk di ndonjë rast që PS-ja të ketë inkurajuar dikë që të qëndrojë nëse është zbuluar nga ligji i dekriminalizimit. Kjo është një sjellje e mirë, Rama është shprehur i pari për të përmirësuar ligjin. Ne kemi ligjin, këtë barrierë kemi vendosur të jetë më e fortë dhe e qëndrueshme prandaj duam ta përmirësojmë”, deklaroi ajo.

Më tej, deputetja foli edhe rreth vendimit të gjykatës dhe provat e paraqitura nga prokuroria, teksa thekson se Tahiri tjetër është i pari ministër që shkon para gjykatës dhe dënohet me burg.

“Nuk do të kisha komente rreth vendimit sepse ne e kemi vlerësuar dhe e konsiderojmë si çështje të drejtësisë. Nuk mund të rri pa bërë disa konstatime. Tahiri është dërguar me burgim nga gjykata. Fakti i vuajtjes së dënimit është një mënyrë e vuajtjes së dënimit, por është dënuar për shpërdorim detyre.

Nga ana tjetër është i pari ministër që shkon para gjykatës dhe dënohet me burg. Një ish-ministër me partinë e tij në pushtet u përball me drejtësinë dhe drejtësia dha një vendim duke e dënuar. Ka më shumë se dy vjet se përballet me drejtësinë, ka qenë i shkëputur nga cdo privilegj, detyrë apo pushtet që i jepte PS-ja. Në të shkuarën asnjë nuk ka shkuar në gjykatë, jo më të dënohej. Kemi 26 të vdekur në Gërdec dhe 4 të vrarë në bulevard dhe askush nuk mbajti asnjë përgjegjësi dhe vijojnë të gëzojnë të njëjtat privilegje. Ne kemi bërë kallëzime për ish-ministrat e PD-së, por nuk di se çfarë është bërë.

Asnjë ish-ministër i pushtetit të dikurshëm nuk ka shkuar në gjykatë dhe jo më të dënohet. Për akuzën e shpërdorimit të detyrës është shënuar një hap përpara. Dënimi vjen në proporcion me faktet. Për akuzat e tjera gjykata ka bindjen e saj se ato nuk qëndrojnë, për atë që ngelet dënimi është në proporcion. Një nga mënyrat e vuajtjes së dënimit është edhe kryerja e punës në interes publik, përcaktohet në vendimin e gjykatës. Vendimi nuk është përfundimtar, pasi cështja duhet të vijojë në shkallën e dytë dhe Tahiri ka deklaruar se do ta ankimojë çështjen”, u shpreh Felaj.

 

Tags: deputetja e PSErmonela Felajkarriera politikesaimir tahirivendimi i gjykates

TË LIDHURA

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

17:07 | 31/01/2026
Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi
Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

17:03 | 31/01/2026
“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”
Aktualitet

“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”

16:31 | 31/01/2026
Next Post
Meta pret ambasadorin e Izraelit: Bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve

Meta pret ambasadorin e Izraelit: Bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Drejtësisë Toni Gogu

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Drejtësisë Toni Gogu

Flamur Noka: Tahiri i ka përgjuar të gjithë, edhe ambasadat e huaja

Flamur Noka: Tahiri i ka përgjuar të gjithë, edhe ambasadat e huaja







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

by mirseda
17:07 | 31/01/2026
0

Ka ndërruar jetë Denis Çumani, 45-vjeçari nga Shijaku i cili mbrëmjen e së martës, 27 janar, u...

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

17:03 | 31/01/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”

“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”

16:31 | 31/01/2026
Kushtetuesja rrëzon padinë, Beqaj: Nuk më dëgjoni

Kushtetuesja rrëzon padinë, Beqaj: Nuk më dëgjoni

14:41 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com