Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rasti i Lëvizjes 5 Yje në Itali dhe dështimi i populistëve të majtë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Po reformës në drejtësi, po qeverisë tranzitore e reformës politike

Nga: Ervis Iljazaj 

Si shumë herë të tjera, edhe kësaj herë mandati i qeverisë italiane nuk do të shkojë deri në fund, dhe me shumë gjasa vendi fqinj do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Mateo Salvini, një nga politikanët më në zë  të Europës dhe një nga më të diskutueshmit, kërkon të shpërndajë parlamentin duke synuar kështu postin e Kryeministrit.

I fortë në sondazhet politike, Salvini mendon se forca e tij politike Lidhja e Veriut mund të fitojë zgjedhjet e vetme, e në këtë kuptim, nuk mund të qëndrojë pa e shfrytëzuar rastin për të qenë kryeministri i Italisë.

Pas zgjedhjeve parlamentare europiane, koalicioni  çuditshëm qeverisës i Italisë midis Lidhjes së Veriut dhe Lëvizjes Pesë Yje filloi të përçahej për faktin se raportet e forcave ndryshuan. Në zgjedhjet parlamentare europiane Lidhja e Veriut e drejtuar nga kontraversi Salvini mori 34 % të votave, ndërsa Pesë Yje 17 %. Ndërkohë që, vetëm një vit më parë në zgjedhjet parlamentare italiane përqindjet e votave ishin po njësoj, vetëm se Lidhja e Veriut kishte 17 % dhe Pesë Yje 34 %. Në vetëm një vit, Pesë Yje humbën gjysmën e votuesve të saj, ndërsa Lidhja e Veriut e rriti mbështetjen e saj me 50 %.

Si ka mundësi që vetëm në një vit të ndryshonte në mënyrë drastike mbështetja për dy forcat e koalicionit të qeverisë ?

Për një arsye shumë të thjeshtë. Premtimet e Salvinit kishin të bënin me vendime politike siç ishin ato anti emigracion, të cilat nuk kërkon kosto financiare. Në këtë mënyrë Salvini u duk si një politikan që mban premtimet. Ndërsa ato të Pesë Yje ishin premtime elektorale që kishin kosto të larta financiare. Duke qenë se ekonomia italiane nuk mund t’i përballonte ato, shumë nga premtimet e lëvizjes Pesë Yje nuk u mbajtën, duke e bërë këtë forcë politikë në sytë e italianëve si një lëvizje e cila vetëm është e aftë të denoncojë dhe jo të qeverisë.

Dështimi i Lëvizjes Pesë Yjë në Itali, është rasti më flagrant dhe demostrues se  të gjitha lëvizjet populiste të majta europaine kanë dështuar në vitet e fundit.

Fill pas krizës financiare të vitit 2008, që mbërtheu pothuajse të gjithë botën dhe kryesisht vendet europiane, sistemi kapitalist u vu në dyshim të thellë nga një pjesë e madhe e këtyre shoqërive. Kjo krizë u pa nga shumë si fundi i liberalizmit ekonomik, i cili i kishte sjellë Europës paqe dhe zhvillim ekonomik për 70 vite me radhë, si asnjëherë tjetër në historinë e saj. Pikërisht për këtë arsye, lindën shumë lëvizje intelektuale dhe politike që kërkuan të rikonceptonin ekonominë, shoqërinë dhe përfaqësimin politik si kundërvënie e liberalizmit.

Në disa vende europiane lindën lëvizjet e para populiste të majta, që për disa vite me radhë arritën kulmin e tyre. Këto lëvizje u formuan më së tepërmi në Europën e Jugut, ku varfëria ishte më e madhe dhe kriza financiare u ndie edhe më shumë.

I gjithë suksesi i tyre, duke filluar që nga Lëvizja Pesë Yje në Itali, Podemos në Spanjë dhe Ciriza në Greqi, u bazua te kritika e ashpër ndaj kapitalizmit, ndaj pabarazisë ekonomike dhe instalimit të drejtësisë sociale, duke propozuar një ekonomi shtetërore dhe shpërndarje të pasurisë. Po ashtu, një armë tjetër e fortë ishte kritika ndaj demokracisë përfaqësuese dhe propozimi i demokracisë direkte, ku populli do të merrte në duar fatin e tij.

Deri disa vite më parë, të gjitha këto alternativa u demonstruan të suksesshme, pasi në Greqi, Itali dhe disa vende të tjera lëvizjet populiste të majta arritën të merrnin pushtetin, pasi emocionet popullore që ngjallën ishin elektorale dhe sollën konsensus.

Mirëpo, në të gjitha këto vende parti të tilla në qeverisje dështuan me sukses. Sepse të gjitha idetë e tyre për shtetëzim të ekonomisë, të demokracisë direkte apo të fuqisë së popullit ishin thjesht një utopi.

Sigurisht që kapitalizmi dhe tregu i lirë mund të ketë krijuar pabarazi, por jo varfëri. Defekteve të kapitalizmit, populistët e majtë i ofruan si alternativë pothuajse komunizmin, ose për të qenë të saktë me termat, shtetëzimin e ekonomisë. Si politika ofruan më shumë ndihma sociale, ndërhyrje më të madhe në shtetin në ekonomi. Politikë e cila ka treguar historikisht që nuk prodhon zhvillim, por thjesht një pushtet më të madh për vetë politikanët sesa për njerëzit. Një alternativë e tillë, që ofron shtetëzimin e ekonomisë, është më e dëmshme sesa defektet e kapitalizmit dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Qytetarët europianë, sidomos ata të Europës së Jugut, e kuptuan shumë shpejt se lëvizje të tilla, jo vetëm që nuk kanë asnjë perspektivë për të rritur mirëqenien, por janë të dëmshme për ekonominë e atyre vendeve, prandaj edhe i dënuan me votë në zgjedhjet e Parlamentit Europian. /Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajitaliLevizja 5 Yje

TË LIDHURA

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
Next Post
Rama citon Suela Konjarin: Teatri është mbi partitë!

Rama citon Suela Konjarin: Teatri është mbi partitë!

Valdrin Pjetri: jo si individ, por si ‘fenomen’

Valdrin Pjetri: jo si individ, por si ‘fenomen’

Ndërron jetë ish-futbollisti i Mançester Junajtid

Ndërron jetë ish-futbollisti i Mançester Junajtid

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Çdo gjë gati për fillimin e Sunny Hill Festival 2025 në Kosovë
Kosovo

Çdo gjë gati për fillimin e Sunny Hill Festival 2025 në Kosovë

by mirseda
23:00 | 01/08/2025
0

Sunny Hill Festival është ngjarja më e madhe muzikore dhe kulturore që zhvillohet nga sot deri më...

“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

22:31 | 01/08/2025
Erdogan në Stamboll: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Erdogan në Stamboll: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë armëpushim të menjëhershëm në Gaza

22:02 | 01/08/2025
Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit

Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit

22:00 | 01/08/2025
Palestinezët thonë se Izraeli qëlloi te pika e ndihmave që u vizitua nga zyrtari amerikan

Palestinezët thonë se Izraeli qëlloi te pika e ndihmave që u vizitua nga zyrtari amerikan

20:09 | 01/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com