Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Rasti i Florencit/Ministria e Jashtme bën ekspertin, nuk jep asnjë version zyrtar

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Ministria e Jashtme Shqiptare ka reaguar pas lajmit të rremë se Florenc Beqiraj, i cili ndodhej në koma, ka ndërruar jetë në Francë.

Në këtë gjendje mjaft të rëndë për familjarët e Beqirajt, ministria merr përsipër të luajë rolin e spitalit, teksa thotë se i riu nga Shkodra nuk ka asnjë shpresë për të jetuar, për shkak të mosfunksionimit të trurit.

Po ashtu, ministria shkruan se kjo situatë ka ardhur si pasojë e një tentative për vetëvrasje, ndërkohë që familjarët e Florencit e kanë hedhur poshtë këtë variant, duke shtuar se ai mund të jetë dhunuar nga policia, ose nga të burgosurit e tjerë.

Ndërkohë, edhe pse bën këto deklarata mjaft të forta për rastin e Florenc Beqirajt që është në luftë me vdekjen, ministria shkon më tej teksa thotë se nuk ka asnjë version zyrtar të ngjarjes të konfirmuar nga organet hetimore e gjyqësore, duke qenë se hetimet ende nuk kanë përfunduar.

Njoftimi: 

Shtetasi shqiptar Florenc Beqiraj, lindur më 27.09.1994, ndodhet që prej datës 15 dhjetor 2017 në spitalin Nord të Marsejës, pavijoni i reanimacionit Léon, në gjendje kome për shkak të mosfunksionimit të pjesës më të madhe të trurit, pothuajse pa asnjë shpresë për të jetuar. Pacienti mbahet në jetë nëpërmjet makinerive të asistencës vitale.

Nga informacionet e deritanishme Sherbimi konsullor pranë Ambasadës tonë në Francë, është informuar nga burime të autoriteteve policore, se kjo situatë ka ardhur si pasojë e një tentative për vetëvrasje (me varje), që shtetasi në fjalë ka kryer gjatë qëndrimit të tij në qendrën e grumbullimit të personave pa dokumente, në Marsejë.

Sidoqoftë, për momentin nuk ka një version zyrtar të ngjarjes, të konfirmuar nga organet hetimore e gjyqësore, duke qenë se hetimet ende nuk kanë përfunduar.

Shërbimi konsullor, që në datën 15 dhjetor 2017,ka qenë në mënyrë të pandërprerë në kontakt me spitalin, familjarët dhe me autoritetet që po merren me hetimet. Dje, pranë pacientit u paraqit i ati. E verteta eshte qe perfaqsia shqiptare ne France ka qene ne kontakt te panderpre me autoritetet Franceze.

Reagimi i babait të Florencit:

Pas lajmeve të përhapura në media se ka ndërruar jetë i riu shkodran në Marsejë, në një komunikim për Report TV babai i Florenc Beqirajt, Gëzim Beqiraj ka reaguar duke u shprehur se djali i tij është në koma në spitalin e Marsejës. I riu ishte arrestuar nga autoritetet franceze pasi ishte kapur pa dokumente, ndërsa në qelitë e burgut dyshohet se është dhunuar.

Gëzim Beqiraj, babai Florenc Beqirajt ndodhet pranë të birit në Marsejë të Francës. Në një lidhje telefonike për Report Tv ai tha se mjekët e spitalit duan t’i heqin tubat, ndërsa shton se nuk do të firmosë kurrë për të autorizuar mjekët për një veprim të tillë.

“Gjendja e djalit është njësoj, në aparatura. Mjekët thonë se nuk i funksionon truri. Sot thanë që i ka ndaluar edhe zemra, po e mbajmë në jetë me aparatura. Edhe pse është gjallë djali, këta duan ta mbysin. Unë e dua djalin gjallë, dua ta lë ashtu, unë për vete nuk hedh firmë. Unë jetoj në Mal të Zi familjarisht, bashkë me vëllezërit. Kemi ikur për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Djali ka qenë në Francë ku ka kaluar azil ekonomik. E morëm vesh përmes një kushërire të kunatit tim se djalin e kemi brenda në rajon të policisë. Kam folur në telefon dhe më ka thënë se do kthehem për 2-3 ditë. Vonuan 5-6 dhe e morëm në telefon oficerin e policisë dhe na thanë se Florenci është i vdekur dhe e kemi dërguar në spital”.

Gëzim Beqiraj thotë gjithashtu se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga autoritetet shqiptare, por i janë gjendur pranë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Francë. “As ambasadori dhe asnjë zyrtar tjetër nuk ka ardhur të pyesë. Kur jam ulur prej aeroportit në Marsejë kam folur në telefon me ambasadorin, më ka folur si njeri rrugësh. Ai paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe është atje për t’u kujdesur për ne atje. Sot i ka ndodhur djalit tim, por nesër do t’i ndodhë dikujt tjetër”.

I pyetur për hetimet e shkaqeve që çuan në këtë gjendje të të riut, Gëzim Beqiraj tha se është dhunuar në burg.“Kishte shenja në duar dhe në fyt. Eshtë përpjekur të vetëmbrohet”. TIRANA TODAY

Tags: EkspertiFlorenc Beqirajministria e jashtmerastiVersionzyrtar

TË LIDHURA

Pastrim parash në Berat, sekuestrohen mbi 54 mijë euro, arrestohet 67-vjeçari
Aktualitet

Pastrim parash në Berat, sekuestrohen mbi 54 mijë euro, arrestohet 67-vjeçari

14:10 | 09/03/2026
SPAK publikon raportin vjetor për 2025: Rritet numri çështjeve për veprën penale të korrupsionit!
Aktualitet

SPAK publikon raportin vjetor për 2025: Rritet numri çështjeve për veprën penale të korrupsionit!

13:58 | 09/03/2026
PS s’e dha autorizimin për arrestimin , Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit
Aktualitet

PS s’e dha autorizimin për arrestimin , Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit

12:33 | 09/03/2026
Next Post
Makinat e luksit/Tatimet: Ja kategoritë që konsiderohen të tilla

Makinat e luksit/Tatimet: Ja kategoritë që konsiderohen të tilla

Arta Marku fut në sherr Luan Ramën me Monika Kryemadhin

Arta Marku fut në sherr Luan Ramën me Monika Kryemadhin

Rikthehet Dybala për të testuar mbrojtjen e ‘hekurt” në Serie A

Rikthehet Dybala për të testuar mbrojtjen e ‘hekurt” në Serie A







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pastrim parash në Berat, sekuestrohen mbi 54 mijë euro, arrestohet 67-vjeçari
Aktualitet

Pastrim parash në Berat, sekuestrohen mbi 54 mijë euro, arrestohet 67-vjeçari

by mirseda
14:10 | 09/03/2026
0

Policia e Beratit ka arrestuar një 67-vjeçari, i cili akuzohet për pastrim parash. Pas hekurave ra shtetasi...

SPAK publikon raportin vjetor për 2025: Rritet numri çështjeve për veprën penale të korrupsionit!

SPAK publikon raportin vjetor për 2025: Rritet numri çështjeve për veprën penale të korrupsionit!

13:58 | 09/03/2026
Irani kërcënon sërish, NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë

Irani kërcënon sërish, NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë

13:51 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje

“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje

13:46 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com