Mbrojtësi, Achraf Hakimi kthehet negativ vetëm dy ditë pasi rezultoi pozitiv në prag të ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach.
Një rast sa i çuditshëm, aq edhe me rëndësi për t’u studiuar.
Njoftimi ka ardhur nga deklarata zyrtare nga klubi zikaltër në lidhje me anësorin maroken: “FC Internazionale Milano njofton se Achraf Hakimi u testua negativ pas tamponit të kryer dje.”
Deri më tani, Naingolan, Bastoni, Jang dhe Hakimi janë 4 futbollistët që fituan betejën me koronavirusin.
? | COMUNICATO
FC Internazionale Milano comunica che @AchrafHakimi è risultato negativo al tampone effettuato ieri
? https://t.co/Dx6KZGxbO6#FCIM
— Inter (@Inter) October 23, 2020