Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Raporti/ Zbulohet strategjia e re e SHBA-së në Ballkan, i shpall ‘luftë’ Rusisë

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Raporti/ Zbulohet strategjia e re e SHBA-së në Ballkan, i shpall ‘luftë’ Rusisë

Këshilli i Atlantikut, një forum për çështjet ndërkombëtare, do të mbledh të mërkurën në Washington ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit dhe ekspertë të njohur nga të dyja anët e Atlantikut, për të parashtruar ide dhe propozime të reja rreth politikave që mund të ndiqen në Ballkan dhe për të nxitur një angazhim të ri amerikan në rajon.

Para takimit forumi publikoi një raport mbi Strategjinë e re amerikane në Ballkan që vlerëson gjendjen aktuale në rajon dhe propozon hapat konkret për angazhimin e Shteteve të Bashkuara.

Në raport thuhet se pas një dekade dhune në vitet e 90-ta, mendohej se Ballkani Perëndimorë është në binarët e qëndrueshmërisë. Premtimi për integrime euro -atlantike do të ndihmonte vendet e dala nga ish Jugosllavia që të zbatojnë reformat e dhimbshme të brendshme dhe do të shtynte rajonin drejt bashkëpunimit më të ngushtë që do të ndihmonte shërimin e plagëve të luftërave. Raporti thekson se ka pasur përparim duke përmendur anëtarësimin e Sllovenisë e Kroacisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian si dhe të Shqipërisë e Malit të Zi në NATO.

Të trimëruar nga këto suksese, angazhimi evropian dhe amerikan u zbeh me kalimin e kohës, duket për shkak të një besimi pasiv në rrugëtimin e pashmangshëm të rajonit, thuhet në raport. Rezultatet ishin të parashikueshme. “Institucionet edhe ashtu të dobëta u goditën nga vala e migruesve dhe refugjatëve që po iknin për në Evropë. Papunësia e vazhdueshme, grindjet politike dhe korrupsioni i përhapur janë recetë për radikalizimin e popullsisë së re myslimane. Dhe përgjatë dy viteve të fundit janë parë përpjekje tronditëse të Rusisë për të shfrytëzuar patologjitë e vazhdueshme të rajonit për të rrënuar projektin evropian”. Ndonëse rajoni edhe më tej gjerësisht synon t’i bashkohet perëndimit, rezultati përfundimtar nuk duhet të merret si i mirëqenë. Shtetet e Bashkuara, posaçërisht, mund dhe duhet të luajnë rol thelbësorë.

“Ne duhet t’i japim zë pikëpamjes së qartë e të përbashkët për rajonin dhe të bashkërendohemi me Bashkimin Evropian për të rivendosur qartësinë e synimeve të përbashkëta transatlantike”.

Përtej kësaj, theksohet në raport, janë disa hapa konkretë që Shtetet e Bashkuara duhet të marrin për të ndihmuar qëndrueshmërinë aq të nevojshme në rajon:

– Vendosjen e një pranie të përhershme ushtarake në Evropën juglindore; Një veprim i tillë do të demonstronte një angazhim të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj sigurisë në rajon dhe do të forconte aftësinë afatgjatë të Shteteve të Bashkuara për të ndikuar mbi zhvillimet. Kampi Bondsteel në Kosovë është ideal për këtë qëllim. Trupat do të ndihmonin forcimin e mundësive të autoritete vendase për të parandaluar terrorizmin nëpërmjet stërvitjeve dhe shkëmbimit të praktikave më të mira dhe do të ofronin ndihmë në rast të katastrofave humanitare. Veprimi do të dërgonte po ashtu një mesazh të qartë në rajon se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të penguar përmbysjen e rendeve ekzistuese – një gjë që aventurizmi rus e ka trimëruar.

– Ndjekja e një afrimi ‘historik’ me Serbinë: Kjo nuk është aspak një qasje e re, por ka nevojë për një përpjekje më të fuqishme në kontekstin e angazhimit të përtërirë në rajon. Beogradi mund dhe duhet të jetë një partner dhe aleat i ngushtë në rajon, por mund të jetë i tillë vetëm nëse fillon distancimin e tij kuptimplotë nga Rusia dhe në këtë çështje Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të bëjnë kompromis.

– Rivendosja e namit të Shteteve të Bashkuara si ndërmjetës i ndershëm: Mbyllja e syve para autoritarizmit të udhëheqësve të rajonit, mund të ishte e dobishme për një kohë të shkurtër. Por, ndjekja e verbër e stabilitetit me çmimin e përparimit në zhvillimin demokratik, praktikisht garanton vazhdimësinë e patologjive që kanë pllakosur rajonin. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO paraqet një mundësi për të ndihmuar një partner në zhvillim që të veprojë drejt në përkushtimin e tij për reforma të thella demokratike. Depërtimi i reformatorëve pro evropian në Maqedoni, paraqet një mundësi tjetër. Shtete e Bashkuara duhet të nxisin përpjekjet për të përgatitur Athinën dhe Shkupin që të bëhen aleatë dhe t’i bashkohen BE-së për të çuar bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës drejt përmbylljes.

– Mbështetja për sipërmarrësit dhe të rinjtë e rajonit: Asnjë nga këta hapa nuk ka kuptim pa trajtuar perspektivat afatgjata ekonomike për të rinjtë e rajonit, thuhet në raport në të cilin nënvizohet se Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen me partnerët evropianë për të krijuar mundësi kuptimplota ekonomike për qytetarët e rajonit.

Bashkimi Evropian, thuhet në raport, është dhe duhet të mbetet lojtari kryesor në Ballkanin Perëndimorë, duke përkushtuar më shumë burime, mjete, kapital njerëzor dhe vëmendje politike për rajonin sesa Shtetet e Bashkuara. Nuk do të ketë të ardhme të ndritshme për Evropën juglindore pa BE-në dhe udhëheqjen e saj. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara kanë një autoritet të veçantë që mund të përdoret për të çuar përpara interesat e tyre për të siguruar që rajoni të mos bëhet më eksportues i problemeve serioze, aq më pak të konflikteve. VOA

Tags: BallkanlufteraportiRusisëSHBA-sëshpallstrategjiazbulohet

TË LIDHURA

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Bota

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

17:36 | 03/02/2026
Next Post
BE e “gatshme” për anëtarësimin e Ballkanit në bllok. Problemi qëndron tek vendet anëtare

BE e "gatshme” për anëtarësimin e Ballkanit në bllok. Problemi qëndron tek vendet anëtare

Lame nxjerr fotot nga arkiva: Kur maja e flamurit deformohej me bishta dhe koka perdesh

Lame nxjerr fotot nga arkiva: Kur maja e flamurit deformohej me bishta dhe koka perdesh

“Prishtina i shpall luftë  Malit të Zi. Prapa qëndron Shqipëria”

“Prishtina i shpall luftë Malit të Zi. Prapa qëndron Shqipëria”







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

by mirseda
20:23 | 03/02/2026
0

Dy suedezë, të moshës 18 dhe 21 vjeç, janë dënuar nga një gjykatë daneze me 12 dhe...

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

20:05 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat

Ofendimi i Rogertit ndaj personave me aftësi ndryshe, reagojnë shoqatat

19:23 | 03/02/2026
Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës

Këlliçi: Vendimi për Ballukun i shërben Ramës

18:51 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com