Raporti i fundi i kompanisë Check Point Software Technologies, tregon se vendet më të rrezikuara në Evropë nga sulmet kibernetike janë Maqedonia, Gjeorgjia dhe Shqipëria.
Në listë pas tyre vijnë Rusia, Rumania dhe Polonia, ndërsa më e ulet, rrezikshmëria e goditjeve të tilla llogaritet të jetë në Island e Luksemburg.
Sipas Check Point, deri ne 25% e rrjeteve të korporatave në mbarë globin janë infektuar nga dy grupe virusesh – Fireball dhe WannaCry, të konsideruar si dy prej aplikacioneve të dëmshme më të përhapura nëpër botë.