Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

RAPORTI PËRFUNDIMTAR/ EURALIUS shuplakë Këshillit të Lartë të Drejtësisë: Mbrojti gjyqtarët abuzues

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
RAPORTI PËRFUNDIMTAR/ EURALIUS shuplakë Këshillit të Lartë të Drejtësisë: Mbrojti gjyqtarët abuzues

Misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, EURALIUS, i cili asiston autoritetet shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi, rritjen e pavarësisë dhe eficencës së sistemit shqiptarë të drejtësisë, konstaton se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka ndëshkuar gjyqtarët, të cilët sipas Ministrisë së Drejtësisë, janë përfshirë në praktika të paligjshme. Misioni EURALIUS ka hartuar një raport përfundimtar që mbulon përudhën 1 qershor 2017 deri në 28 shkurt 2018 mbi projektin e Bashkimit Evropian “Konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri”. Në raport thuhet se KLD nuk ka përmbushur detyrimin ligjor, duke mos marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarëve.

Sipas raportit, KLD ka vonuar procesin e vendimmarrjes mbi masat disiplinore të kërkuara nga Ministria e Drejtësisë, me qëllim djegien e afatit brenda të cilit KLD mund ta ushtronte këtë kompetencë. “Është kompetencë e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, edhe gjatë periudhës kalimtare, që të përfundojë procedurat e hapura disiplinore ndaj gjyqtarëve duke ndjekur rregullat procedurale të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Afati për këtë ka përfunduar në prill 2017. KLD nuk e zbatoi këtë detyrim brenda afatit të parashikuar nga ligji. KLD ka lejuar një vonesë të madhe për disa procedura të filluara disiplinore ndaj gjyqtarëve”, thuhet në raportin e EURALIUS. Më tej, raporti voluminoz përshkruan të gjitha hapat e ndërmarrë në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi në periudhën 1 qershor 2017 deri në 28 shkurt 2018. Në raport theksohet edhe hartimi i manualit për hetimin disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve, miratimi i ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale etj.

Vendimmarrja e KLD
Shumica e anëtarëve të të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjatë dy viteve të fundit, kanë votuar kundër kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtarëve për shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës, për cenimin e besimit të publikut tek drejtësia dhe diskreditimin e figurës së gjyqtarit. Sipas shumicës së anëtarëve, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së re dhe të ligjeve të reja për pushtetin gjyqësor, KLD nuk ka më tagër ligjor për të shkarkuar gjyqtarët.

Megjithatë, KLD ka votuar pro masave disiplinore më të buta ndaj gjyqtarëve, si paralajmërim për shkarkim nga detyra, por jo shkarkim nga detyra. Nga ana tjetër, KLD i ka mbrojtur gjyqtarët e akuzuar për shkelje të rënda në detyrë edhe para se të miratohej reforma në drejtësi, kur ky institucion kishte për detyrë ndëshkimin e gjyqtarëve abuzues.

Mbledhja e fundit
Edhe në mbledhjen e fundit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzoi kërkesat e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt, për shkarkimin e disa gjyqtarëve. Madje kërkesa për shkarkim e ministres Gjonaj është bërë shkak edhe për shpërthimin e gjyqtarit Ken Dhima në mbledhjen e KLD.

“Ka edhe një akuzë ministria, që s‘e përmendi. Me një korrespondencë time me Kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kam thënë që, një prej shkaqeve të vonesës është edhe Vetingu, bërja e dokumenteve, etj., etj. E kam quajtur “Vetingun Sorosian”. Dhe ministrja më thotë mua që ti s‘ke të drejtë të mendosh. Por edhe Marksi thoshte, -“mendimet s‟kanë doganë”. Sorosi është një rrjetë e zezë që ka pushtuar Evropën dhe Shqipërinë dhe reforma në drejtësi…”, tha Dhima./shqiptarja.com

Tags: euraliusgjyqtareKLDraportite korruptuar

TË LIDHURA

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para

08:34 | 14/04/2026
Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro
Aktualitet

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026
Aktualitet

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Next Post
Dasma që u kthye në mort/ Kush ishte 32 vjeçarja që humbi jetën në Shkodër (FOTO)

Dasma që u kthye në mort/ Kush ishte 32 vjeçarja që humbi jetën në Shkodër (FOTO)

Gjermania nuk merret me anëtarësimin e Shqipërisë në BE/ Nis hetimet për…

Gjermania nuk merret me anëtarësimin e Shqipërisë në BE/ Nis hetimet për...

Na fal Florenc! Sot të vdiqëm

Pse e braktisi opozita Babalen?







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i pajetë në rrugë një person në Savër të Lushnjes, dyshimet e para

by mirseda
08:34 | 14/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Savër të Lushnjes ku mëngjesin e kësaj të marte është...

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani konfirmon 16 prillin si raundin e ardhshëm të bisedimeve me SHBA

22:58 | 13/04/2026
Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

Detaje nga operacioni policor në Tiranë/ Kontrolle në 3 call centera, sekuestrohen 1 mln euro

22:32 | 13/04/2026
Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

22:08 | 13/04/2026
Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

Shqipëria, pjesë e destinacioneve në 2026

21:58 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com