Ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit, nga produktet e mishit në pemë dhe perime, mund të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike.
Ky është raporti më i fundit nga ekspertët e Kombeve të Bashkuara, të cilët shprehen se konsumimi i madh i mishit dhe produkteve të qumështit në vendet perëndimore, është duke nxitur ngrohjen globale.
“Ne nuk po iu themi njerëzve që të mos hanë mish. Në disa vende njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër. Mirëpo është e qartë se në Perëndim, jemi duke ngrënë më shumë se që duhet”, ka thënë profesori, Pete Smith, teksa ka bërë të ditur të gjeturat e raportit të hartuar nga 107 shkencëtarë në Gjenevë.
Sipas tij, në këtë raport kërkohet marrje e masave për të ndalur dëmin që po i bëhet tokës, proces i cili besohet se kontribuon në ndryshime klimatike.
Aty po ashtu paralajmërohen disa qeveri, se planet e tyre për të rritur drunj dhe për t’i djegur më pas ata për të prodhuar energji, do t’i kontribuojnë prodhimit të ushqimit, përveç nëse parashihet ndonjë shkallë kufizuese.
Sipërfaqja tokësore e planetit dhe mënyra si shfrytëzohet ajo, konsiderohet bazë për funksionimin e shoqërisë njerëzore dhe ekonominë globale.