Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Ramës i duhej të ruante rezultatin e 2017-ës”, PD nxjerr faktet për manipulimin e 30 qershorit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Ramës i duhej të ruante rezultatin e 2017-ës”, PD nxjerr faktet për manipulimin e 30 qershorit

Partia Demokratike vazhdon t’i qëndrojë besimit të saj se të dhënat për numrin e pjesëmarrësve në votime janë manipuluar nga KQZ. Gjatë ditës së sotme Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka nxjerrë shifra konkrete për ta faktuar këtë gjë.

Kaso deklaroi sot se Rama ka ruajtur në letra rezultatin e 2017, për të mbuluar dështimin dhe braktisjen nga 85% e popullsisë. Për të arritur këtë gjë, ai tha se kryeministri Rama ka përdorur KQZ-në dhe komisionerët për të mbushur kutitë dhe për të rritur numrin e pjesëmarrësve.
“Mbushi kutitë me plot 280 mijë vota më shumë duke u konfirmuar si ‘babloku i madh’.
Janë mbi 20 bashki me mbi 5% të manipulimit. 1/3 e bashkive ku është shtuar më shumë se gjysma e votave, që km në minorancë të mbulojë dështimin e 30 qershorit”, u shpreh Kaso.

Deklarata e plotë
Gjatë këtyre ditëve, Partia Demokratike ka njohur opinionin publik me operacionin kriminal të Edi Ramës për të manipuluar pjesëmarrjen e votuesve në farsën e paligjshme të 30 Qershorit.
Për të mbuluar dështimin, braktisjen, refuzimin e 85 përqind të shqiptarëve, Edi Ramës i duhej të ruante me letra rezultatin e 2017-ës.

Për këtë, ai përdori Denar Bibën, 3 persona të tjerë të Komisionit Qendror të Vjedhjeve dhe qindra komisionerë për të mbushur kutitë, duke rritur artificalisht numrin e pjesëmarrësve. Ai mbushi kutitë me plot 280 mijë vota, duke u rikonfirmuar si Babloku i madh i skemës së vjedhjes së votave dhe një person që përsërit krimin elektoral sa herë ka votime.

Por operacioni kriminal i manipulimit të numrit të votuesve të 30 Qershorit megjithëse ka qenë i planifikuar, ka lënë gjurmë.
Për të justifikuar ndryshimin me plot 66 mijë vota të shtuara brenda 24 orësh vetëm sipas shifrave të KQZ, njëri nga anëtarët e bandës në KQZ, Bledar Skënderaj, deklaroi publikisht se gabimi mes rezultatit të parë dhe atij final ishte vetëm 1.3 përqind.

Në të vërtetë, kjo është një deklaratë e rreme, njësoj si shifrat e Edi Ramës për pjesëmarrjen e shqiptarëve në votime.
Gjithmonë, duke marrë në konsideratë të dhënat e fallsifikuara të vetë KQZ-së, ndryshimi i pjesëmarrjes nga deklarimet e mbrëmjes së 30 Qershorit tek finalja, është i drastik për 1/3 e bashkive të vendit.

Falsifikimi nuk lëviz me 1 përqind, por me 5, 10, 20, 30 dhe 40 përqind.

Bashkia Finiq ka një rritje të numrit të votave krahasuar me numrin e votuesve me 41%
Ura Vajgurore me 35 %

Berati me 27 %
Vau i Dejës dhe Maliqi me 21 %
Durrësi me 18 %
Bulqiza me 17 %
Dropulli me 13 %
Malësia e Madhe, Korça dhe Kruja me rreth 12 %
Bashkia e Kukësit dhe Gramshit me 10 %
Divjaka e ka manipulimin mbi manipulimin gati 9 %
Bashkia Lushnje me 8.5 %
Bashkia Shkodër me gati 7 %, ndërsa bashkitë Sarandë, Rrogozhinë, Vlorë, Fier dhe Belsh me nga 6 dhe 5 përqind.

Pra janë mbi 20 bashki, me mbi 5 përqind të fallsfifikimit mbi manipulimin e së dielës nga Komisioni Qendror i Vjedhjeve.
Është 1 e treta e bashkive ku janë shtuar më shumë se gjysma e votave, për arsyen e vetme që Kryeministri në minorancë, Edi Rama, të mbulojë dështimin, refuzimin, braktisjen e madhe të 30 Qershorit.

Në fakt operacioni kriminal ka qënë shumë më i rëndë. Vetëm në Tiranë manipuloi dhe shtoi rreth 60 mijë votues.
Kjo është arsyeja pse Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka hedhur në sistemin online të dhënat e operatorëve për pjesëmarrjen dhe, akoma, 5 ditë pas 30 Qershorit nuk ka publikuar rezultatet qendër per qendër.

Ky është një krim masiv elektoral dhe shpërdorim detyre i kryer nga Denar Biba dhe shumë kriminelë të tjerë pjesë e administratës së Komisionit, që kanë guxuar me lehtësi dhunimin e rëndë të ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë.

Tags: fakte konkretIvi Kasomanipulim zgjedhjeshmbush kutite e votimitPDshton numrin e pjesemarresve

TË LIDHURA

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!
Politikë

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Next Post
Përplasjet e ashpra në KZAZ në Dibër, policia ndalon dy persona të tjerë

Përplasjet e ashpra në KZAZ në Dibër, policia ndalon dy persona të tjerë

Albi Nako dhe Alba Hoxha ndahen pas dy vitesh/ Koreografi: “Ku gabova?!”

Albi Nako dhe Alba Hoxha ndahen pas dy vitesh/ Koreografi: “Ku gabova?!”

Rudina iu drejtua me një “porosi të veçantë”, vjen reagimi i Metës para shtatores së Azem Hajdarit

Rudina iu drejtua me një "porosi të veçantë", vjen reagimi i Metës para shtatores së Azem Hajdarit







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025




TË FUNDIT

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

by mirseda
22:46 | 19/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas një takimi...

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

Rubio akuzon regjimin e Maduros për bashkëpunim me terroristë dhe krimin e organizuar

21:06 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com