Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ramës i duhet Basha, si do procedohet për zgjedhjen e kryeprokurorit?

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ramës i duhet Basha, si do procedohet për zgjedhjen e kryeprokurorit?

Komisioni i Ligjeve do të nisë sot procedurën për zëvendësimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, në përfundim të mandatit të tij 5-vjeçar.

Kështu, Ligjet do të mblidhen për të shqyrtuar memon e hartuar nga Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për këtë çështje.

Por si e sheh ky organ brenda Kuvendit zgjedhjen e pasuesit të Llallës?

EURALIUS dhe OPDAT, e lexon këtë situatë njëlloj si Partia Socialiste dhe mbështet zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm me shumicë të thjeshtë, pra 71 vota.

Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, me kërkesë të Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka përgatitur një raport për situatën, të cilin ja ka dërguar edhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Por, ndryshe nga PS dhe EURALIUS, Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura në Kuvend, thotë se prokuroi i ri i përgjithshëm duhet të zgjidhet me shumicën e cilësuar prej 3/5, ose 84 vota, vota të cilat PS nuk i ka pa opozitën.

Kjo drejtori i Kuvendit, teksa parashtron argumentet juridike, thotë se në zbatim të ligjit organik për prokurorinë duhet të zbatohet neni trazitor dhe të zgjidhjet një kryeprokuror i përkohshëm, por shumica e nevojshme për votim duhet të jetë sipas Kushtetutës për kryeprokurorin, pra me 84 vota.

Edhe pse kjo memo e kësaj drejtorie brenda Kuvendit nuk është detyruese, por këshilluese për ata që e kërkojnë, ajo e bën më të vështirë gjetjen e një zgjidhjeje të pa kontestuar për pasuesin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe pritet të jetë mjaft e tensionuar, teksa opozita e konsideron kapje të drejtësisë zgjedhjen me shumicë të thjeshtë të pasuesit të Llallës.

E gjitha “rrëmuja” bëhet pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk është ngritur ende, një proces i zvarritur që çon në një ngërç për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm mes mazhorancës dhe opozitës.

Megjithatë, kryeministri Rama është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën, ftesë kjo e bërë publikisht dje për zgjedhjen e Kryeprokurorit.

Kështu, kryeministri shkroi në një postim në Facebook se sipas tij “është momenti i duhur për të diskutuar, jo thjesht daljen nga situata e fundmandatit të prokurorit në detyrë dhe hyrjen në fazën e një mandati te përkohshëm me një prokuror të përkohshëm, po nisjen e një faze të re bashkëpunimi mes qeverisë e opozitës në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian”.

Kjo me sa duket është një tjetër ftesë për marrëveshje, ndërsa kujtojmë se marrëveshja e 18 majit mes PD dhe PS çoi në zgjidhjen e ngërçit politik duke e çuar Shqipërinë në zgjedhje.

Tags: edi ramakryeprokuroriLlallalulzim basha

TË LIDHURA

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit
Aktualitet

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

22:40 | 30/03/2026
Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike
Aktualitet

Fonde shtesë për pensionistët dhe studentët/ 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike

21:25 | 30/03/2026
20 ditë jashtë Kuvendit/ Shehaj i bashkohet protestës: Deri në fund, pa kompromis
Politikë

20 ditë jashtë Kuvendit/ Shehaj i bashkohet protestës: Deri në fund, pa kompromis

21:19 | 30/03/2026
Next Post
Nis seanca ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, mungon Veseli

Nis seanca ndaj deputetëve të Vetëvendosjes, mungon Veseli

Johannes Hahn i jep “shansin e fundit” ministrit Xhafaj

Johannes Hahn i jep “shansin e fundit” ministrit Xhafaj

Media italiane: Si u zhduk avokati që hapi dosjen e ministrit në Shqipëri

Avokati i zhdukur mund të jetë vrarë, stafi dhe udhëtarët e tragetit tregojnë detaje







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Kryebashkiakët e ekstremit të djathtë në Francë heqin flamujt e BE-së, qeveria: Populizëm
Bota

Kryebashkiakët e ekstremit të djathtë në Francë heqin flamujt e BE-së, qeveria: Populizëm

by mirseda
23:04 | 30/03/2026
0

Disa kryebashkiakë në Francë, të zgjedhur nga partia e djathtës ekstreme Tubimi Kombëtar, kanë hequr flamujt e...

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

Shkodër/ Furgoni përfshihet nga flakët në gomisteri, rrezikohen punëtorët poshtë mjetit

22:40 | 30/03/2026
Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve

Izraeli miraton ligjin për dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të dënuar për vrasje të izraelitëve

22:03 | 30/03/2026
Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Kroacisë anulon Samitin Brdo-Brijon, shkak bëhet Aleksandër Vuçiç

21:57 | 30/03/2026
Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzon kërkesën e kryetares së Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit

21:40 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com