Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë ndryshe për revistën italiane L’Esspreso, ku ka treguar disa detaj nga jeta e tij personale dhe profesionale. Ai është pyetur nga gazetari italian Di Roberto Di Caro, për marrëdhëniet e tij më Turqinë, dhe se Erdogan, ka investuar në islamizimin e Shqipërisë, duke ndërtuar xhaminë e re në qendër të Tiranës.
Sipas, Ramës Shqipëria është një vend me tolerancë fetare, duke sjellë si shembull anëtarët e familjes së tij që u përkasim besimeve të ndryshme.
“Ne ishim vendi i vetëm që nazistët nuk dorëzuan as një çifut, ata u adoptuan dhe u mbrojtën nga familjet myslimane. Unë jam katolik, djali nga martesa ime e parë është ortodoks, gruaja ime aktuale është myslimane, djali ynë i vogël do të vendosë të bëhet budist. Sa për Turqinë dhe Erdogan, çështja është më komplekse: ai ka kryer reformat bashkë me detyrat e shtëpisë. Ai pret që Evropa të hapë dyert”, është shprehur Rama.
https://tiranatoday.com/lespresso-edi-rama-ky-kryeminister-anormal-midis-se-dhe-turqise/