Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama-Xhafaj, 45 minuta takim kokë më kokë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Skandali i Fatmir Xhafajt/Rama: Do na e tregojnë të huajt, a është i vërtetë përgjimi

Update/Pas zhvillimeve të fundit të ditës, fjalës së Ramës në grupin parlamentar të PS, vetëdorëzimit të Agron Xhafajt dhe protestës së opozitës në Ministrinë e Brendshme, kreu i qeverisë Edi Rama ka zhvilluar një takim kokë më kokë me vartësin e tij, Fatmir Xhafa.

Takimi mësohet se ka zgjatur 45 minuta, teksa nuk dihet ende zyrtarisht tema e bisedës. Në mbledhjen e grupit Rama tha se Xhafaj do të qëndrojë në detyrë, teksa e quajti çështjen e vëllait të tij si një mashtrim me synim destabilizimin.

Nuk e la në “gojë të ujqërve”, Xhafaj i shkon në zyrë Ramës

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, pas deklaratave të kreut të qeverisë i cili nuk e lëshoi në atë që e quajti “gojët e ujqërve”, teksa flitej për një shkarkim të mundshëm ose dorëheqje të ministrit Xhafaj.

Kryeministri Edi Rama tha se Ministri Fatmir Xhafaj nuk duhet të përgjigjet as moralisht dhe as ligjërisht, por të vazhdojë detyrën.

“Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një prej laboratorëve më seriozë të botës, mua ajo përgjigje më mjafton, jo për të vënë ulërimë kundër hetimit, apo për të influencuar hetimin, por për t’ju thënë juve se nuk jemi absolutisht përpara asnjë lloj prove komprometuese ndaj ministrit të Brendshëm, por para një akti mashtrimi të opinionit publik dhe atij ndërkombëtar me një materiali joautentik, përmes të cilit synohet destabilizimi i qeverisjes dhe mundësisht shkatërrimi i segmentit të fundit të rrugës për çeljen e negociatave me BE”, tha Rama të mërkurën gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ku megjithëse i pranishëm ishte edhe Ministri Xhafaj, ai nuk u prononcua për mediat.

“Ne nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve, por nuk jemi njerëz që u kërcasim dhëmbët njerëzve të drejtësisë kur çdonjëri prej nesh vihet nën akuzë prej tyre. Tani akuzat sot nuk vijnë nga organet e drejtësisë, dhe nuk kanë asnjë lidhje me të drejtën si vlerë, por as nuk mund të neglizhohen dhe as mund të lihen vetëm me sqarimet e radhës. Sepse tanimë në majën e thikës ë tyre qëndron një material konkret për të cilin dikush duhet të përgjigjet, jo me fjalë por me burg. Sot që flasim, ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet, ligjërisht jo e jo, por as moralisht.”

Rama akuzoi opozitën shqiptare se nuk po lë pengesë pa ngritur dhe pabesi pa bërë, për të pamundësuar hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.

Rama tha se për vëllain e e Xhafajt nuk ka pasur asnjë kërkesë për ekstradimin e tij në Itali. “Në mungesë të kësaj kërkese, ligjërisht Shqipëria nuk ka vepruar dot, se s’ka pasur si të veprojë as në kohën kur qeveriste ujqëria e sotme opozitare dhe as deri sot që ne qeverisim.”

“Për ne dhe për mua askush nuk është mbi ligjin, dhe kjo vlen për vëllain e Ministrit të Brendshëm që ka një dënim për të kryer në Itali dhe që sot ka marrë vendimin e tij për të shkuar me këmbët e veta në burg për ta kryer, por kjo vlen edhe për qeverinë, që nuk mund ta ndalonte dhe ta çonte në Itali duke shkelur ligjin.”

Reagimi i Ramës në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS vjen pak pasi vetë Agron Xhafaj tha në një letër publike se “do t’u drejtohet vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje, edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qenë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryej këtë akt.”

Tags: gojë”RamësShkonujqërveXhafajzyre

TË LIDHURA

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

22:58 | 01/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje
Aktualitet

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt
Politikë

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Next Post
Pasi ofendoi shqiptarët, fituesja e Eurovizion sulmon Elenin

Pasi ofendoi shqiptarët, fituesja e Eurovizion sulmon Elenin

Foto/Shuma marramendëse, sa para pagoi Rama për të takuar Macron

Foto/Shuma marramendëse, sa para pagoi Rama për të takuar Macron

FSHF i “lutet” Luftëtarit: E lini të lirë këtë futbollist më 25 maj

FSHF i “lutet” Luftëtarit: E lini të lirë këtë futbollist më 25 maj







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com