Rama ka thyer një tjetër rekord, atë të postimeve të njëpasnjëshme në rrjetet sociale. Në kohën kur ultimatumet nuk “pinë ujë” para qëndrimit të studentëve, ai tentoi të ulë tonet për arritjen e dialogut.
Por teksa nuk po arrin dot objektivat e tij, ai sapo zbut gjuhën ndaj tyre, më pas i kthehet ashpër, madje edhe duke i ofenduar. Kjo ditë pushimi duket se i ka shërbyer për të reflektuar, por studentët nuk kanë ndërmend që të tërhiqen nga misioni i tyre.
Në një foto që postuar në Instagram, Rama i kujton studentëve protestues se nuk janë Luli, ndaj duhet të shpejtojnë me arritjen e një dialogu.