Kryeministri Edi Rama u ka thënë “mirëmëngjes” ndjekësve të tij me një spot të shkurtër.
Rama thotë se nuk premton mrekullira, ndërsa shton se me vizionin evropian dhe kokëfortësinë shqiptare do të bëjë të pamundurën për rritjen e ekonomisë dhe punësimit, në rast se fiton zgjedhjet e 25 qershorit.
“Unë s’ju premtoj mrekullira, po ju siguroj se me vizionin evropian, pasionin atdhetar dhe kokëfortësinë shqiptare, që luftuam e fituam për vetingun, do të luftojmë dhe fitojmë për rritjen si asnjëherë më parë të ekonomisë dhe punësimit”, thotë Rama në këtë video të publikuar në Facebook.