Edi Rama ka thirrur takim pune me deputetët dhe kryetarët e Bashkive Socialiste në Kryeministri. Mësohet se takimi do të mbahet të hënën në orën 11:00 në Kryeministri, ndërsa Rama nuk do të tolerojë asnjë mungesë në këtë mbledhje, duke ua bërë të qartë deputetëve pjesëmarrjen në takim.
“Të hënën në orën 11:00 takim pune me të gjithë ekipin. Takimi zhvillohet tek holli i Kryeministrisë edhe me kryetarët e Bashkive socialiste. Asnjë mungesë në takim nuk do të mirëkuptohet”, paralajmërohet në mesazhin dërguar deputetëve nga zyra e Partisë Socialiste.