Konsultimet publike për buxhetin e vitit 2018 kryeministri Edi Rama vendos t’i filloj nga qarku i Fierit. Pikërisht në qarkun ku në fushatë pretendonte të merrte vetëm 9 deputet por i kaloi pritshmërinë dhe mori 10 deputetë, Në takim u prezantuan pikat kryesore të projektbuxhetit, kreu i qeverisë tha se përmes këtyre konsultimeve synohet që zërat e shpenzimeve të shkojnë aty ku është më e nevojshme.
Rama: Jemi në udhëkryq sa i takon luftës kundër korrupsionit. Reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut do të çojë përpara përpjekjen kundër korrupsionit në nivele të larta.
Procesi i Vettingut do të çlirojë njerëzit e zakonshëm nga pesha e padurueshme e korrupsionit në të gjitha instancat e shtetit.
Sfidë themelore për të kaluar në një fazë tjetër të marrëdhënieve të shtetit me njerëzit. Riorganizim rrënjësor të administratës.
Në Asamble ditën e shtunë do të shpall ekipin e zv/ ministrave të kësaj qeverie, që ndryshe nga herët e tjera ka kaluar në një proces të hollësishëm përzgjedhje. Riorganizim të brendshëm strukturave të ministrive.
Do të vijojë me strukturat e varësisë, me agjencitë, inspektoratet, zyrat dhe sportelet”
Lufta kundër korrupsionit jemi në udhëkryq, do të vazhdojmë me procesin e lehtësimit të peshës së burokracisë që ka uzurpuar administratën.
Më pas Rama foli edhe për lehtësimin e procedurave për qytetarët duke filluar nga certifikatat dhe deri te dokumentet e tjera, që deri tani kanë kaluar përmes burokracisë.
Rama: Çdo zyrë shteti që jep një shërbim e ka për detyrë që të printojë certifikatën për çdo institucioni që kërkon certifikatë. Të gjitha certifikatat do të nxirren nga kompjuteri nëpërmjet portalit E-albania.