Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Rama s’pyet për xhepat e shqiptarëve; 9 miliardë lekë për privatët. FMN: Po gremis vendin

7 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Rama s’pyet për xhepat e shqiptarëve; 9 miliardë lekë për privatët. FMN: Po gremis vendin

Ndërtimi apo mirëmbajtja e veprave publike duket se do të mbahet në jetë përmes partneriteteve publike-private, ndërsa aktualisht janë 8 kontrata koncesionare që marrin mbështetje financiare nga buxheti i shtetit. Përgjatë këtij viti priten të jepen edhe 3 kontrata koncesionare, kjo strategji mbështet financimin e drejtpërdrejtë nga  buxheti dhe taksapaguesit shqiptarë-shkruan Tirana Today.

Projektet janë të shumta duke filluar nga spitalet, rrugët, impiantet e plehrave, shërbimet e hemodializës, Check-Up,  rruga Durrës-Morinë dhe rruga e Arbrit, e cila pritet të futet në këtë skemë gjatë kësaj kohe.

Pavarësisht se Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka kritikuar metodën e kryeministrit Rama, që veprat publike të ndërtohen nga kjo skemë, pasi kjo sipas përllogaritjeve rezulton të jetë me humbje të madhe për buxhetin e shtetit dhe kjo do të rëndojë te xhepat e qytetarëve-shkruan Tirana Today.

Vlerat e 8 koncesioneve  arrin në vlerë 9.4 miliardë lekë, ndërsa rruga se si do të përdoren mbeten për t’u parë.  Historia ka treguar se rrugët e ndërtuara, kanë lënë mbrapa një sërë problemesh, qoftë në abuzimin me tenderët apo dhe devijimin e projekteve duke kryer një punë jo sipas standardeve të paracaktuara. Kujtojmë këtu rrugën Tiranë-Elbasan apo dhe rrugën e Kombit, ku beteja ligjore për ish-ministrin e Transportit të asaj kohe Lulzim Basha, ka vijuar me një serë seancash gjyqësore, por ndërkohë akuzat ndaj tij nuk janë faktuar nga organi i akuzës.“Sipas Relacionit mbi Buxhtin e vitit 2018, hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, janë tetë kontrata ekzistuese koncesionare apo PPP që marrin mbështetje buxhetore. Në relacion parashikohet që gjatë 2018 të startojnë edhe tre kontrata të reja me mbështetje si financim i drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit. Kosto vjetore e përllogaritur për vitin 2018 për këto tetë koncesione apo PPP, që financohen direkt nga buxheti i shtetit, është nëntë miliardë e katërqind e njëzet e një milionë lekë (9,421,609,000).Ministritë e linjës që janë lidhur këto kontrata janë: Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale; Ministra e Infrastrukturës dhe e Energjisë; Ministria e Financave dhe Ekonomisë; Ministria e Arsimit dhe Bashkia Tiranë”-shkruan Open Data.

Ministria e Shëndetësisë ka katër kontrata të lidhura. Kosto për vitin 2018 e koncesioneve në shëndetësi përllogariten 3.9 miliardë lekë. Kostot e koncesioneve në Shëndetësi kanë peshën më të lartë ndaj totalit të kontratave me mbështetje buxhetore, me 42.2 për qind të totalit të kostove.

Kontrata janë: Ofrimi i Shërbimit të Kontrollit Bazë (Check-Up); Shërbimi i Hemodializës; Ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimi i mbetjeve biologjike dhe dezinfektimi i sallave kirurgjikale; dhe Ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore.

Buxheti për koncesione/PPP ministri linje, ministria e Shëndetësisë, viti 2018

Ofrimi i Shërbimit Bazë të Check -up-it, në 2018-n do të kushtojë 876 milionë lekë. Kjo kontratë koncesionare ka një kohëzgjatje prej 10 vjetësh, për periudhën 2015-2024. Vlera totale e kontratës është 6.4 miliardë lekë. Kjo kontratë ka si palë shoqërinë 3P Life Logistic sh.p.k, shoqëri e themeluar në dhjetor të vitit 2014.

Kontrata e dytë e lidhur nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë është Ofrimi i Shërbimit të Hemodializës. Për 2018-n kostot e këtij shërbimi të paguara nga buxheti i shtetit janë parashikuar 655 milionë lekë. edhe kjo kontratë ka një kohëzgjatje prej 10 vjetësh dhe shtrihet në periudhen 2016-2025. Në total vlera e kësaj kontrate është 8.7 miliardë lekë. Kjo kontratë ka si palë DiaVita shpk , shoqëri e themeluar në tetor 2015.Kontrata e tretë është ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtim i mbetjeve biologjike dhe dezinfektim i sallave kirurgjikale. Kosto vjetore e këtij shërbimi parashikuar për vitin 2018 është 1.5 miliard lekë. Kohëzgjatja  kontratës është 10 vjet për periudhën 2015-2024. Vlera e kontratës së këtij shërbimi në total është 10 miliardë lekë.

Ofrimi i shërbimeve laboratorike është koncesioni i fundit i kësaj Ministrie. Kohëzgjatja është 10 vjet dhe fillon nga viti 2018 dhe përfundon në vitin 2027. Kosto në buxhetin e shtetit për 2018-n parashikohet 886 milionë lekë, ndërsa në total kjo kontratë ka një vlerë prej 9 miliardë lekë. Kjo kontratë është fituar në proces prokurimi të shpallur në datën shkurt 2017, nga një operator bashkim shoqërish, konkretisht shoqëritë  Labopharma sh.p.k; Exalab dhe  AB Laboratory Solutions.

Koncesionet e lidhura nëpërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë do të kenë një kosto vjetore në 2018-n prej 2.7 miliardë lekë apo 30 për qind e totalit të kostove të koncesioneve me mbështetje buxhetore.

Buxheti për koncesione/PPP ministri linje, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, viti 2018

Koncesionet e lidhura me këtë linjë ministrie janë: Ndërtimi dhe administrimi i impiantit të përpunimit të mbetjeve urbane të qarkut Elbasan; Për ndërtimin e administrimin e Impjantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë; Ndertimi dhe Operimi i Rruges se Arbrit; Ndërtimi, përmirësimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e Autostradës Milot-Morinë; Ndërtimi, Operimi dhe Transferimi (BOT) HEC mbi lumin Devoll, rimbursimi i ndërtimit të rrugëve zëvendësuese.Inceneratori i qarkut Elbasan do të kushtojë në përllogaritje për Buxhetin e Shtetit 2018-n 752 milionë lekë. Kjo kontratë ka një kohëzgjatje prej 7 vjetësh dhe ka një shtrirje në periudhën 2015-2022. Në total kjo kontratë ka një vlerë prej 2.8 miliardë lekësh. Kjo kontratë po zbatohet nga një kompani me emrin Albtek Energy. Kontrata e dytë është Inceneratori i qytetit të Fierit. Kosto nga buxheti i shtetit në 2018-n parashikohet 661 milionë lekë. Kohëzgjatja e kontratës është 6 vjet, ndërsa periudha 2017-2022. Kjo kontratë po zbatohet nga një shoqëri Integrated Technology Ëaste Treatment Fier.

Dy kontrata e tjera, Ndertimi dhe Operimi i Rruges se Arbrit, si dhe Ndërtimi, përmirësimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e Autostradës Milot-Morinë,  pritet që fillojnë gjatë këtij viti. Ndërtimi i rrugës së Arbrit ka një vlerë kontrate prej 24 miliardë lekë dhe një kohëzgjatje prej 13 vitesh. Periudha e shtrirjes së kësaj kontrate është 2018-2030.

Ndërtimi, përmirësimi, shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e Autostradës Milot-Morinë ka një vlerë kontrate prej 2 miliardë lekësh. Kohëzgjatja e këtij koncesioni është 30 vjet për periudhën 2018-2047.

Rimbursimi i ndërtimit të rrugëve zëvendësuese në HEC-in mbi Devoll është një kontratë që në total kap vlerën e 7 miliardë lekëve. Kohëzgjatja e tyre e saj është 5 vjet, nga 2015-2019. Kosto vjetore në 2018-n është 1.3 miliardë lekë. Kontrata zbatohet nga shoqëria Devoll Hydropoëer shpk

Bashkia Tiranë në bashkëpunim me dy ministri linje, atë Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Ministrinë e Arsimit ka lidhur dy kontrata koncesionare: Inceneratori i Tiranës dhe Ndertimi i Shkollave ne Arsimin Parauniversitar ne Bashkine e Tiranes.

Inceneratori i Tiranës do kushtojë në 2018-n 1.039 miliardë lekë. Kjo kontratë koncesionare do të zgjasë 30 vjet, për periudhën 2018-2047. Në total Inceneratori i Tiranës ka vlerën 18.3 miliardë lekë. Deri tani për këtë kontratë është bërë e njohur vetëm ekzistenca e një propozimi të pakërkuar nga shoqëria Integrated Energy B.V shpk.

Buxheti për koncesione/PPP autoritet prokurues Bashkia Tiranë dhe Ministri viti 2018

“Ndërtimi i shkollave të Tiranës në Zonën Tirana 1, në Zonën Tirana 2, në Zonën Tirana 3, në Zonën Tirana 4” ka një vlerë kontrate prej 6.4 miliardë lekësh. Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka parashikuar kosto gjatë 2018-s. Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 8 vjet, për periudhën 2017-2024.Koncesioni i fundit me mbështetje buxhetore është Shërbimi i Skanimit në Dogana, njohur gjatë si PPP për Financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë. Marrëveshja koncesionare zbatohet nga shoqëria S2 Albania. Ky koncesion do të kushtojë në 2018-n 1.6 miliardë lekë. Kontrata ka një kohëzgjatje prej 15 vjetësh për periudhën 2014-2029. Në total vlera e kontratës është 27.6 miliardë lekë.

Të dhëna mbi shoqëri koncesionare të themeluara për zbatimin e marrëveshjeve dhe kontratave Koncesionare apo PPP janë të publikuara në portalin tonë Open Corporates Albania, rubrika shoqëri koncesionare.

Po në këtë portal mund të aksesoret informacion në formatin opendata për një numër të gjerë shoqëri biznesi që veprojnë në vend. Ky informacion synon të njohë publikun me subjekte juridike që menaxhojnë kontrata publike; kontrata koncesionare apo PPP; zotërojnë licenca publike apo ofrojnë shërbime në vendin tonë.

 Qëllimi është transparenca; informacioni; kontrolli dhe edukimi qytetar. Portali Open Corporates Albania është dizenjuar me financim nga programi Lëviz Albania ndërsa katalogu me të dhëna  mbi shoqëri Koncesionare apo shoqëri që zbatojnë marrëveshje të Partneritetit Publik Privat PPP është realizuar në kuadër të programit Money; Government and Politics, program i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë.

Të dhëna në formatin open data janë të dhëna të publikuara në një format që është i lehtë për tu gjetur, përdorur dhe ripërdorur nga publiku. Çdo e dhënë e publikuar në një portal publik, mund të konvertohet në të dhëna të hapura open data dhe të bëhet i lexueshëm edhe nga makineritë (on line) e kërkimit (machine readable). TIRANA TODAY

Tags: 9lekemiliardeprivateramashqiptarëvespzetxhepat

TË LIDHURA

Kërkesa e dhëndrit të Berishës për revokim mase, seanca shtyhet për në datë 30 qershor
Aktualitet

Kërkesa e dhëndrit të Berishës për revokim mase, seanca shtyhet për në datë 30 qershor

11:47 | 19/06/2025
Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit
Shqipëria

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

11:29 | 19/06/2025
Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje
Aktualitet

Goditi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet autori, i dënuar më parë për vrasje

10:51 | 19/06/2025
Next Post
Me Ronaldon apo zëvendësuesi i tij; Formacioni i Realit me Neymar

Me Ronaldon apo zëvendësuesi i tij; Formacioni i Realit me Neymar

Dha dorëheqjen, ndërpritet vettingu për ish-anëtarin e Kushtetueses

Dha dorëheqjen, ndërpritet vettingu për ish-anëtarin e Kushtetueses

Djokoviç nuk rrezikon: Në fushë kur të jem në 100% të formës

Djokoviç nuk rrezikon: Në fushë kur të jem në 100% të formës

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Irani akuza OKB-së: Po veproni si partner të Izraelit!
Bota

Irani akuza OKB-së: Po veproni si partner të Izraelit!

by mirseda
12:20 | 19/06/2025
0

Irani akuzoi të enjten organin mbikëqyrës bërthamor të OKB-së se vepron si “partner” në atë që e...

Loredana dhe Karim Adeyemi ndajnë momente të veçanta në aeroplanin privat

Loredana dhe Karim Adeyemi ndajnë momente të veçanta në aeroplanin privat

12:11 | 19/06/2025
I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

I bëjnë pyetje vetëm për Gjestin dhe Eglin, ish banori i ‘BBVA’ eskalon me fjalorin

11:50 | 19/06/2025
Kërkesa e dhëndrit të Berishës për revokim mase, seanca shtyhet për në datë 30 qershor

Kërkesa e dhëndrit të Berishës për revokim mase, seanca shtyhet për në datë 30 qershor

11:47 | 19/06/2025
Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

Rama ndan pamje nga Myzeqeja: Nis sezoni i korrjes së grurit

11:29 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com