Kryeministri Edi Rama tha se s’kanë për të qenë kryetar bashkie ata që nuk zbatojnë reformën e ujit duke u bazuar në aksionin e madh kombëtar. Deklarata e Ramës u bë nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së ku tha nuk do të tolerojmë askënd që për karrierë personale do të shkele reformat për ti bërë ndere atyre që kanë të afër. Kryeministri deklaroj prerë se në zgjedhjet lokale të 2019-tës nga Partia Socialiste nuk do të kandidohet askush n.q.s se nuk rregullon sistemin e ujit në bashkinë e tij por dhe të ndjeke me prioritet të gjitha reformat e qeverisë së tij.
Kujtojmë se kryeministri Rama ka paralajmëruar se 2018 është viti i reformës në administrimin e ujit, ku qeveria e tij kërkon regjistrimin dhe të vendos sahate matës të ujit për të gjitha puset që janë hapur në Shqipëri.
“Kush do të bëjë politikë personale me idenë që mos prishëm me këtë apo atë për zgjedhje, nuk do të jetë kandidat i PS në zgjedhjet e ardhshme, dhe një nga kriteret për të mbështetur kandidatët në zgjedhjet e ardhshme do të jetë suksesi në reformën e ujit. Lojë me dy porta, ku nga një anë qeveria kërkon të implementojë një reformë, dhe bashkia vepron duke shkelur syrin, “le të marrim pak ujë, se na duhen për vota”, nuk do të ketë më. Nuk do të lejohet më ta vazhdojnë me shkelje brutale. Bashkitë nuk respektojnë kriteret e vendosura nga qeveria për cilësinë profesionale për cilësinë e edukatoreve të kopshteve, kjo është skandaloze.
Në Ministrinë e Arsimit kemi përfunduar procesin e dixhitalizimit të zëvendësimit profesional të mësuesve, dhe kjo vlen edhe për edukatorët. Është skandalozë që edukatore që plotësojnë kushtet nuk punësohen, por për interesa të ndryshme, punësohet edukatore që nuk janë për atë punë. Është thirrje për kryetarët e PS në radhë të parë, se nuk kemi ca u bëjmë atyre të Vorës, Kamzës, etj; ku kemi mesazhe pafund për shkelje. Portali do të bëhet ligj dhe nuk do të ketë më asnjë mundësi abuzimi, siç ka patur në ato kontrata të përkohshme. Nuk do të kemi më drejtori Arsimore të organizuara si sot. Do të kemi 4 Drejtori Arsimore të përgjithshme dhe do të kemi Zyra Arsimore që nuk do të merren më me kë do fusim në punë dhe kë do heqim, por do merren vetëm me standardet“, deklaroi Rama.