Nuk janë të paktat rastet kur qytetarët janë të zhgënjyer nga qeveria, e shpërthejnë me komente. Është bërë e udhës që Rama përzgjedh nga ato komentet më pikante për t’iu kundërpërgjigjur.
Pas njoftimit të lëshuar në orët e para të ditës, se do të ketë një komunikim live me studentë dhe pedagogë, qytetarët shprehen të zhgënjyer.
Një qytetare, mjaft e revoltuar i kujton Ramës se i ka shkruar letër dhe i ka dërguar emaile. Ajo ende nuk ka marrë një përgjigje.
Një tjetër propozon për një nismë të re ndaj universiteteve. Sipas qytetarit, duhet të zhduken pedagogët e paaftë, të cilët janë shtuar në masë.
Mesazhet janë të shumta në numër, e ndërsa një qytetar i kërkon Ramës që ta lëjë komunikimin në Facebook, por të përballet me popullin.