Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Rama shpall vendimin, krijohet bordi për çmimet e ushqimeve

4 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama shpall vendimin, krijohet bordi për çmimet e ushqimeve

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se do të krijohet bord, për të vendosur çmimet e produkteve të shportës, ndërsa paralajmëroi se ata që shkelin rregullat do u konfiskohet prodhimi. Rama në fjalën e tij tha se kriza është e imponuar nga një agresion ushtarak i një fuqie të madhe ekonomike. Kreu i qeverisë sqaroi më tej se për të mos pasur hedhje faji, do krijohet një bord i përbashkët për çmimet e shportës. Ky bord do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe bizneset.

“Vij që të diktohet nga domosdoshmëria për të pasur një qasje ndryshe nga ajo e kohëve normale. Ju e dini që unë nuk hyj tek ata që besojnë te ndërhyrjet në treg, por kjo vlen për një kohë normale. Kjo vlen për krizat organike në një kohë normale. Si ishte kriza e inflacionit në të gjithë botën që u reflektua edhe këtu me një rritje të lehtë të çmimeve hap pas hapi. Sot jemi në kushte të tjera. Kriza është e imponuar nga një agresion ushtarak i një fuqie të madhe ekonomike, në furnizimin e shumë lëndëve te para dhe një sërë zhvillimesh të kësaj lufte që mund të krijojë një destabilizim të tregut për të cilin ju jeni dëshmitar në të përditshmen tuaj.

Tani dua të jeni të bindur që ne i dimë vështirësitë tuaja në këtë situatë. Ku vështirësia kryesore dhe ajo që mund të rëndohet më tutje është gjetja e tregjeve, zëvendësimi i tyre. Por tani është momenti për të harruar fitimin. Për të vendosur kapacitetet tuaja në funksion të kësaj sfide të madhe që na ka zgjedhur. Produkti më domethënës është vaji që ka kërcyer në çmim jo pa arsye, por ku ne besojmë se ka hapësirë të vazhdueshme për të manovruar me një ulje të çmimit për to. E di edhe çështjen e furnizimit. Është problem kudo jo vetëm në Shqipëri.

Vend për të ndërhyrë ka dhe jo pak. Unë besoj që kanë të drejtë ekspertët tanë të mendojmë. Është shumë domethënëse për ne. Konsumi nuk ka rënë. Kjo nuk do të thotë se situata është e tillë, kur ju mund të vazhdoni me këto çmime. Çmimet mund të rriten përsëri në vijim. Dje kam qenë në diskutim në zoom me disa të tjerë jashtë vendit dhe ndër të tjera një parashikim i mbështetur në shumë argumente është se bota mund të përballet me shokun më të madh të furnizimit të karburantit në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit, si rezultat i daljes jashtë të një shifre marramendëse barrelash që furnizohet nga Rusia. Kështu që çdo gjë është e hapur si mundësi. Të tjerët thonë që bota mund të përballet me krizën e vitit 1974.

Sot për sot këtu kemi faktikisht detyrimin e përbashkët të gjithë ne si shqiptarë, që të bëjmë secili të veten. Nuk mund të kërkojmë të bëjë të veten një pensionist që ka nevojë për ushqimet bazë, apo që nuk ka kursime që të përballojë çmimet që vendosim ne. Atë do e mbështesë qeveria, por do e mbështesni edhe ju. Me çmimet që do vendosni atje. Ajo që më ka shqetësuar është që shumica ia hedh fajin pakicës dhe e anasjellta. Për të mos pasur hedhje faji, do futemi në këtë mes dhe do krijojmë një bord të përbashkët për çmimet e shportës. Ky bord do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë dhe tuajit. Dhe çmimet e ushqimeve bazë do vendosen aty dhe kush vendos çmime të ndryshme do i konfiskojmë prodhimin”, tha Rama.

 

Tags: bordramaushqimet

TË LIDHURA

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

14:52 | 22/09/2025
“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin
Aktualitet

“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin

14:21 | 22/09/2025
Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci
Aktualitet

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

13:15 | 22/09/2025
Next Post
Rishikim të faturës së energjisë, për familjarët që harxhojnë shumë

Rishikim të faturës së energjisë, për familjarët që harxhojnë shumë

Kancelari gjerman: NATO s’do ndërhyjë me forcë ushtarake në l*ftën në Ukrainë

Kancelari gjerman: NATO s’do ndërhyjë me forcë ushtarake në l*ftën në Ukrainë

Amerika do i dërgojë Ukrainës “dronë kamikaz”

Amerika do i dërgojë Ukrainës "dronë kamikaz"

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra
Analizë

Eksportet shqiptare rimëkëmben/ INSTAT: Në janar-gusht u tregtuan 264 mld lekë mallra

by mirseda
14:52 | 22/09/2025
0

Eksportet e mallrave “Made in Albania” kanë pasur një performancë pozitive gjatë këtij viti. Sipas të dhënave...

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

14:50 | 22/09/2025
“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

“Donald Trump si Mao Ce Duni” – CNN: Ekonomia amerikane në rrezik. Demokracia po “minohet”

14:46 | 22/09/2025
Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

Bllokada mbarëkombëtare: Grevë e përgjithshme në Itali në mbështetje të Gazës

14:42 | 22/09/2025
Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

Moti i keq godet Italinë, alarm portokalli/ Faji i ndryshimeve klimatike

14:35 | 22/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com