Kryeministri Rama e ka nisur ditën me publikimin e një video-je, e cila shpjegon dy vendimet e djeshme të Këshillit të Ministrave. Këto vendime kanë të bëjnë me ndryshime për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit, si dhe disa ndryshime në përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave studentore.
“MIRËMËNGJES, dhe me dy nga vendimet e djeshme të Këshillit të Ministrave: “Për disa ndryshime në VKM Nr. 269, për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, si dhe “Për disa ndryshime në VKM Nr. 903 për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave studentore”, që adresojnë dhe tejkalojnë kërkesën e studentëve për përgjysmimin e tarifave të regjistrimit në universitet, ju uroj një ditë të mbarë”, njofton Rama.