Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për medien, ku ka kërkuar nga qytetarët që të refuzojnë çdo kërkesë për dorëzimin e certifikatave në letër.
Këtë njoftim, e dha një ditë më parë edhe zv/kryeministrja në një deklaratë. Tashmë, është kryeministri ai që u bën thirrje qytetarëve në mënyrë që të shmangin burokracirat që i kanë munduar në radhët e stërgjatë për vite me radhë qytetarët shqiptarë.
Sipas Ramës, është detyra e zyrës së shtetit që t’i sigurojë këto dokumente përmes portalit e-albania, duke shmangur kështu edhe ryshfetet për shkurtim kohe.
FJALA E RAMËS:
Sot qytetarët duhet të refuzojnë çdo zyrë dhe çdo nëpunës që ua kërkon dokumentet të printuara me vete.
Aty ku këto dokumente kërkohen, i takon zyrës së shtetit që t’i sigurojë përmes kompjuterit.
Ministri i Financave ka urdhëruar të gjitha institucionet e varësisë që të mos kërkojnë më dokumentet e mëposhtme: certifikatën, ekstraktin e kompanisë, vërtetimin për përgjegjësinë tatimore etj
E njëjta gjë edhe për vërtetimin për pagim detyrimesh, për individë të regjistruar, dëshminë e penalitetit, dhe të gjitha llojet e dokumenteve që gjenerohen nga shteti në gjendjen civile. Për të gjitha këto është nëpunësi i administratës që duhet t’ua garantojë qytetarëve përmes portalit e-albania.
Vetëm vërtetime nga DPT janë 275 mijë e 702, normalisht për ta mbyllur këtë punë sa më shpejt detyrohen të japin bakshish.
Mos ikni nga zyra, rrini në zyrë nëse punonjësit ua kërkojnë dokumentet të printuara, denoncojini nëse është e nevojshme, e kanë për detyrë që t’i gjejnë të dhënat në portalin e-albania./ Tirana Today