Në protestën e opozitës do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Në fakt nuk bëhet fjalë për kryeministrin e vërtetë, por për një personazh të zgjedhur nga PD-ja për të ironizuar Ramën. Ai shfaqet në një stendë të improvizuar si panairi i punës dhe kërkon të punësojë një ministër të Brendshëm.
Në këtë mënyrë, ironizohet me faktin se të dy Ministrat e Brendshëm të Edi Ramës, kanë rezultuar si të implikuar me trafikun e drogës. Saimir Tahiri është në ‘arrest shtëpie’ si pjesë e grupit të Habilajve, ndërsa Xhafaj dyshohet se ka favorizuar vëllanë e tij trafikant.