Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama: Platforma e bashkëqeverisjes ka qenë, është dhe do të jetë për sa kohë ekziston shteti

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama: Platforma e bashkëqeverisjes ka qenë, është dhe do të jetë për sa kohë ekziston shteti

Kryeministri Edi Rama tha të mërkurën në prezantimin e koordinatorëve të bashkëqeverisjes për biznesin se platforma e bashkëqeverisjes është sprovuar tanimë si një instrument efikas për t’i ardhur në ndihmë, “për të asistuar dhe mbështetur çdo qytetar që ngec në labirintet e administratës”.

“Numri mesatar i 1 mijë çështjeve që nga larg duken mikroskopike, por që përbën një hall real për atë që e ka hallin e vet, flet për efikasitetin e jashtëzakonshëm të këtij instrumenti. Shumëkush, gabimisht mendon se platforma e bashkëqeverisjes është një institucion paralel, apo është një tregues i mosfunksionimit të shtetit, apo se është një rrugë e shkurtër për të anashkaluar faktin se administrata nuk funksionon; u them se është e kundërta”, tha ai.

Kryeministri theksoi se “platforma e bashkëqeverisjes është një institucion që sot ka një formë të re në kohën e re që jetojmë, por që ka qenë, është dhe do të jetë për sa kohë ekziston shteti”.

“Në çdo shtet, ekziston institucioni i marrëdhënieve me qytetarin dhe ankesat e qytetarëve. Nëse do të ishte si gabimisht cinikët e gjykojnë platformën, atëhere nuk do ta kishte një nga shtetet më të strukturuara të botës, SHBA; miliona letra ankesash që qytetarët, kompanitë, komunitetet i çojnë senatit dhe Kongresit Amerikan, Shtëpisë së Bardhë dhe vetë Presidentit të SHBA-së”, tha zoti Rama.

Kryeministri theksoi se asnjë shtet nuk e ka arritur perfeksionimin e funksionimit që t’i bëjë të panevojshme ankesat dhe rrugën e komunikimit me një instancë më lartë.

“Është shumë e rëndësishme dhe është patjetër shumë fisnike që të ndërhysh për të zgjidhur problemin e rillogaritjes së pensionit. Është shumë fisnike dhe e rëndësishme të ndërhysh për të zgjidhur problemi e llogaritjes së padrejtë të një fature energjie. Është shumë e rëndësishme dhe fisnike për të zgjidhur një ngërç për çështjen e një legalizimi, hipotekimi apo të një dokumenti që i duhet një individi apo familje”, nënvizoi ai.

Tags: edi ramaPlatforma e Bashkëqeverisjes

TË LIDHURA

Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale
Aktualitet

Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale

17:28 | 06/03/2026
“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi
Aktualitet

“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

17:00 | 06/03/2026
Dënohet ‘skifteri’ shqiptar në Itali që grabiste vilat, dy miqtë e tij ende në arrati
Aktualitet

Dënohet ‘skifteri’ shqiptar në Itali që grabiste vilat, dy miqtë e tij ende në arrati

16:52 | 06/03/2026
Next Post
Sokol Balla: Berisha po mendon për pasuesin e Bashës në krye të PD-së

Sokol Balla: Berisha po mendon për pasuesin e Bashës në krye të PD-së

Fotoja me Obamën, PD pritet të padisë Ramën

Fotoja me Obamën, PD pritet të padisë Ramën

Krushqit zihen me njëri-tjetrin në Gjykatë

Krushqit zihen me njëri-tjetrin në Gjykatë







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, më shumë se 200 persona të vrarë në Liban
Bota

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, më shumë se 200 persona të vrarë në Liban

by mirseda
17:31 | 06/03/2026
0

Konflikti në Iran është përshkallëzuar. Ministria e Shëndetësisë në Bejrut njoftoi se numri i njerëzve të vrarë...

Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale

Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar luftohet duke goditur financat e rrjeteve kriminale

17:28 | 06/03/2026
“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

“Penguan zhvillimin e punimeve”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

17:00 | 06/03/2026
Dënohet ‘skifteri’ shqiptar në Itali që grabiste vilat, dy miqtë e tij ende në arrati

Dënohet ‘skifteri’ shqiptar në Itali që grabiste vilat, dy miqtë e tij ende në arrati

16:52 | 06/03/2026
“Nuk ka marrëveshje me Iranin”, Trump i prerë: Të dorëzohen pa kusht!

“Nuk ka marrëveshje me Iranin”, Trump i prerë: Të dorëzohen pa kusht!

16:49 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com