Kryeministri Edi Rama në takimi me banorët e Roskovecit ka bërë shumë premtime, disa prej tyre nuk i kishte bërë më parë. Duket se po sfidon Bashën dhe të dy janë në garë se kush të bëjë më shumë për vete me premtimet e tyre. Teksa Basha premton rritje të pensionit minimal dhe drekë falas për fëmijët, Rama duket se kërkon të bëjë për vete shtresën që është në punë. Ai sot premtoi se do të rrisë pagën minimale në 30 mijë lekë dhe për katër vite tha do i rrisim rrogat 40%.
“Mund ta rrisim ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë në katër vitet e ardhshme duke përmbysur sistemin e pushtimit të administratës shtetërore nga partitë e tjera. Do të rrisim ekonominë e vendit në 5.5 për qind po të na e lini timonin e vetëm në qeverisje. Do të rrisim pensionet vite pas viti. Do të rrisim rrogën minimale do ta çojmë në 30 mijë lekë. Gjithashtu do të rrisim rrogat për katër vitet e ardhshme deri në 40 për qind. Mos lejoni partitë e pushtetit të përcaktojnë se kush do të jenë mësuesit e fëmijëve tuaj.
Për të ecur të gjithë drejtë për të shkuar në destinacion duhet që te ndërtojmë shpinë e përbashkët mbi themelet që kemi hedhur deri më tani. Fleta e votimit nuk është biletë stadiumi dhe tifozllëk. Fleta e votimit dhe qendra e votimit janë për njerëzit që lënë mënjanë bindjet si tifoz skuadre. Ne jemi përpara një vendimi historik ose të vazhdojmë të ndërtojmë shtëpinë e shtetit tonë ose do të humbasim dhe kush e di se sa vite të tjera.
Dua që te regjistroni tek ne të gjitha haqet qe keni për te marrë në gjykata, hipoteka dhe zyra shtetërore. Njerëzit tanë janë të jashtëzakonshëm, punëtor dhe ambiciozë. Mjafton qe tu hapim portën e drejtësisë dhe të shërbimeve të shtetit. Na jepni përgjegjësinë e plotë që të mbajmë drejtë timonin e qeverisjes”, tha Rama