Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama, opozitës: Keni humbur çelësin e suksesit, jeni të papërgjegjshëm!

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Rama, opozitës: Keni humbur çelësin e suksesit, jeni të papërgjegjshëm!

Kryeministri Edi Rama ka marrë sot fjalën në foltoren e Kuvendit, nga ku akuzoi opozitën se ka humbur përgjegjshmërinë.

Kryeministri ironizoi Partinë Demokratike, teksa tha se nuk ka asnjë faj që është në këtë gjendje, por faji është i atyre që kanë sukses.

Teksa përmendi rezultatin e zgjedhjeve, Rama tha se nuk e shqetëson fati i PD-së, por i opozitës si institucion që është gjithnjë dhe më e dobët.

Kryeministri përmendi edhe incidentin e djeshëm, teksa tha se vetë opozita s’lë gjë pa thënë dhe më pas hidhet përpjetë kur dikush i thotë nëpër dhëmbë “të rrjedhur”.

FJALA E RAMËS:

E vërteta është se në 25 qershor shqiptarët votuan në një qartësi, e thotë raporti se procesi zgjedhor ishte në përputhje me standardet e BE-së.

Procesi zgjedhor ka jo pak probleme që kërkojnë zgjedhje. Ne jo vetëm nuk e bëjmë dot diskutimin sot për shkakun tuaj sepse jeni bosh lart e poshtë, bosh para e bosh prapa. Nuk jeni as të vërtetë, as seriozë, as të përgjegjshëm në raport me veten dhe pastaj në raport me rezultatin e zgjedhjeve.

Rezultati ishte i thellë, por edhe kuptimplotë. Ju nuk jeni humbësa se nuk fituat zgjedhjet, ju jeni humbësa sepse nuk keni as dëshirën për të mos kthyer leximin e votës në shpifje për zgjedhësit.

PS mori shumë më shumë vota se 4 vjet më parë, PD mori shumë më pak vota.

Keni ardhur këtu me çadrën tuaj të vjetër në krah.

Përgjegjësi është një fjalë e huaj për ju dhe ju kurrë nuk do ta kuptoni rëndësinë e saj.

Përgjegjësia është çelësi për suksesin e çdo sipërmarrje, ju këtë çelës e keni humbur prej kohësh dhe bashkë me të edhe aftësinë për të bërë sukses. Ju dini vetëm të ndërtoni strategji kundër suksesit të tjerëve, por për suksesin tuaj e keni humbur çelësin që është strategji.

Nuk na shqetëson fati i PD-së, por na shqetëson fati i opozitës si institucion. S’leni gjë pa thënë dhe më pas hidheni përpjete kur dikush ju thotë nëpër dhëmbë “keni rrjedhur”.

Nuk është faji juaj që shkoni nga disfata në disfatë, që dilni për republika të reja dhe ktheheni këtu akoma më pak. Forumet tuaja nuk e kanë dëgjuar një fjalë të vetme reflektimi se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 25 qershorit?

Ju jeni të pafajshëm, asnjë shenjë përgjegjshmërie. Në 2013 e kishte fajin populli që nuk ju votoi, në 2015 e shpallët humbjen fitore, në 2017 hapët fushatën duke festuar në çadër rrëzimin e gjysmës të qeverisë.

Ju s’keni asnjë faj, fajin e kemi ne që bëjmë sukses. Sot bëni trimin dhe ngrini volumin, njësoj si frikacaku që këndon me zë të latë kur përshkon pyllin ën errësirë.

Sa të ketë krim drogë dhe mafie, ju e keni në terezi. Rrini dhe priteni pushtetin t’ju vijë. Krimet dhe droga e kanë fajin që ju keni papërgjegjshmëri./Tirana Today

Tags: akuzonedi ramaParlamentPD

TË LIDHURA

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë
Aktualitet

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë–Ishull Lezhë: Benz përplas shtyllën, përmbyset, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Aksident në Lezhë–Ishull Lezhë: Benz përplas shtyllën, përmbyset, plagoset drejtuesi

19:55 | 21/01/2026
Next Post
Rama ironizon Bashën dhe Kryemadhin: Kë të qaj më parë, motrën apo vëllanë?

Rama ironizon Bashën dhe Kryemadhin: Kë të qaj më parë, motrën apo vëllanë?

Hyperloop One, sfida e madhe e teknologjisë në industrinë e transportit (VIDEO)

Hyperloop One, sfida e madhe e teknologjisë në industrinë e transportit (VIDEO)

Basha i përgjigjet Ramës: Je njësh me krimin, Shqipëria në greminë!

Basha i përgjigjet Ramës: Je njësh me krimin, Shqipëria në greminë!







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump
Aktualitet

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump

by mirseda
15:51 | 22/01/2026
0

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar aderimin e Shqipërisë si anëtare në Bordin e Paqes, të themeluar nga...

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

15:17 | 22/01/2026
Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, Prokurorja e SPAK në Kushtetuese

13:49 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com