Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Rama nuk u takua me Merkel, Gjermania spektike për çeljen e negociatave

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria
Negociatat me BE-në, Rama për lobim në Gjermani

Gjermania mbështet përpjekjet e OSBE-së dhe kryetarit të saj të radhës për Bjellorusinë. Por nëse Shqipëria merr këtë vit një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në nuk është e sigurt.

“Qeveria gjermane i mbështet shprehimisht përpjekjet e OSBE-së dhe kryetarit të saj të radhës, Edi Rama, për të zhvilluar bisedime në Bjellorusi”, iu përgjigj në konferencën e rregullt për shtyp zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, pyetjes së DW se a nuk do të ishte Rama, si kryetar i radhës së OSBE-së, një bashkëbisedues i rëndësishëm për Merkelin, aktualisht kryetare e radhës e BE-së, për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.

Lobim për hapjen e negociatave me BE-në

Burime të Deutsche Welles bëjnë të ditur se gjatë një vizitë dyditore në Gjermani Rama u takua të enjten (17.09) në mbrëmje në një darkë me një grup parlamentarësh nga Bundestagu Gjerman. I pranishëm ka qenë edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Taulant Balla, i cili është edhe kryetar i Shoqatës Parlamentare të Miqësisë Shqipëri-Gjermani.

Sipas qarqeve ne Berlin, Rama ndodhet në Gjermani për të lobuar te grupi parlamentar më i madh në Bundestag, CDU/CSU, për t’i dhënë Shqipërisë po-në e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE-në. Por siç mësoi DW nga qarqet parlamentare pranë CDU/CSU, në takim nuk merrte pjesë as kryetari i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor nga partia CDU/CSU, Johann Wadephul, dhe as kryetari i Komisionit për BE në Bundestag, Günther Krichbaum.

Ende shumë punë

Në një konferencë të Institutit Aspen në Berlin, të zhvilluar po të enjten (17.09.) si dhe në një konferencë të mëparshme të zhvilluar javën e kaluar në Fondacionin Konrad Adenauer në Berlin, të dyja me rregulla “chattam house”,  ka dalë në pah, se deri tani vendet e zakonshme skeptike të BE-së, ndër to edhe Gjermania, nuk janë bindur ende se Shqipëria e meriton çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Dy pikat më delikate në argumentimin e skeptikëve nga Gjermania janë: ligji anti shpifje dhe ndryshimet që iu bënë marrëveshjes për ligjin elektoral në parlament, vetëm disa ditë pasi palët, opozita dhe qeveria, ishin dakorduar pas ndërhyrjeve të diplomatëve perëndimorë në Shqipëri. “Do të duhet shumë punë diplomatike dhe politike deri sa të vijë dita e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare”, thonë skeptikët në Berlin.

S’ka pasur takim Rama – Merkel

Kohët e fundit Shqipëria është lëvduar nga qeveria gjermane për angazhimin e saj për të ndërmjetësuar në konfliktin e Bjellorusisë. Por, ndryshe nga ç’ishte raportuar më parë nga disa mediume të Tiranës gjatë vizitës në Berlin Rama nuk ka pasur takim apo telefonatë me kancelaren Angela Merkel, i thanë DW-së burime diplomatike nga Berlini.

Tags: çelja e negociataveedi ramagjermaniOSBE

TË LIDHURA

Vdekja e Fatos Nanos, Servet Pëllumbi: Një figurë qendrore e tranzicionit shqiptar
Aktualitet

Vdekja e Fatos Nanos, Servet Pëllumbi: Një figurë qendrore e tranzicionit shqiptar

20:22 | 31/10/2025
Fatos Nano ndahet nga jeta. “U prehtë në paqe!” Ngushëllime familjes dhe miqve
Politikë

Fatos Nano ndahet nga jeta. “U prehtë në paqe!” Ngushëllime familjes dhe miqve

20:20 | 31/10/2025
Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime
Aktualitet

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime

19:30 | 31/10/2025
Next Post
Nxirrte pllaka dekorative nga mali i Tomorit, arrestohet 36-vjeçari, administrator i firmës

Nxirrte pllaka dekorative nga mali i Tomorit, arrestohet 36-vjeçari, administrator i firmës

Dhunohet në banesën e saj gjatë natës 75 vjeçarja, para tre vitesh i vranë bashkëshortin

Dhunohet në banesën e saj gjatë natës 75 vjeçarja, para tre vitesh i vranë bashkëshortin

EMRI/ I dënuar me 10 vite burg në Itali, pranga shqiptarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Elbasan: Plagosi me armë zjarri dy persona në 2019-ën, pranga 43-vjeçarit







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Vdekja e Fatos Nanos, Servet Pëllumbi: Një figurë qendrore e tranzicionit shqiptar
Aktualitet

Vdekja e Fatos Nanos, Servet Pëllumbi: Një figurë qendrore e tranzicionit shqiptar

by mirseda
20:22 | 31/10/2025
0

Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të liderit historik të PS, ish-nënkryetari i PS, Servet Pëllumbi përmes një...

Fatos Nano ndahet nga jeta. “U prehtë në paqe!” Ngushëllime familjes dhe miqve

Fatos Nano ndahet nga jeta. “U prehtë në paqe!” Ngushëllime familjes dhe miqve

20:20 | 31/10/2025
Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime

19:30 | 31/10/2025
Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

19:29 | 31/10/2025
Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

18:42 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com