Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama nuk pranon refuzimin e Bashës, i “lutet” sërish

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama nuk pranon refuzimin e Bashës, i “lutet” sërish

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të qëndrimeve të Donald Lu dhe delegacionit të BE në Shqipëri lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës.

Edhe pse Basha e refuzoi thirrjen e djeshme të Ramës për t’u ulur e për ta përfunduar procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm, duket se kryeministri nuk heq dorë.

Para pak minutash ai i ka bërë sërish thirrje Bashës për të njëjtën gjë, teksa shkruan shkurt: “LB mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën”.

Aktualisht Komisioni i Ligjeve po diskuton procedurën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa ka pasur debate të shumta mes palës së mazhorancës dhe asaj të opozitës.

SHBA dhe BE duket se i kanë dhënë një “ndihmë” të madhe mazhorancës për të përfunduar procesin e largimit të Adriatik Llallës si kryeprokuror, me përfundimin e mandatit të tij.

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon dispozita të qarta transitore – siç konfirmohet nga EURALIUS dhe OPDAT në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e BE.

Më herët reagoi edhe Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, e cila bëri me dije qëndrimin e Donald Lu-së, i cili mbështet zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm, gjë që mbështetet fort nga mazhoranca dhe kundërshtohet nga opozita, e cila e cilëson si të jashtëligjshme.

Komisioni i Ligjeve ka nisur sot procedurën për zëvendësimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, në përfundim të mandatit të tij 5-vjeçar.

Kështu, Ligjet janë mblidhur për të shqyrtuar memon e hartuar nga Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për këtë çështje.

Por si e sheh ky organ brenda Kuvendit zgjedhjen e pasuesit të Llallës?

EURALIUS dhe OPDAT, e lexon këtë situatë njëlloj si Partia Socialiste dhe mbështet zgjedhjen e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm me shumicë të thjeshtë, pra 71 vota.

Drejtoria për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura, me kërkesë të Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka përgatitur një raport për situatën, të cilin ia ka dërguar edhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Por, ndryshe nga PS dhe EURALIUS, Drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura në Kuvend, thotë se prokurori i ri i përgjithshëm duhet të zgjidhet me shumicën e cilësuar prej 3/5, ose 84 vota, vota të cilat PS nuk i ka pa opozitën.

Kjo drejtori e Kuvendit, teksa parashtron argumentet juridike, thotë se në zbatim të ligjit organik për prokurorinë duhet të zbatohet neni trazitor dhe të zgjidhjet një kryeprokuror i përkohshëm, por shumica e nevojshme për votim duhet të jetë sipas Kushtetutës për kryeprokurorin, pra me 84 vota.

Edhe pse kjo memo e kësaj drejtorie brenda Kuvendit nuk është detyruese, por këshilluese për ata që e kërkojnë, ajo e bën më të vështirë gjetjen e një zgjidhjeje të pa kontestuar për pasuesin e Prokurorit të Përgjithshëm.

E gjitha “rrëmuja” bëhet pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë ende nuk është ngritur ende, një proces i zvarritur që çon në një ngërç për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm mes mazhorancës dhe opozitës.

Megjithatë, kryeministri Rama është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën, ftesë kjo e bërë publikisht dje për zgjedhjen e Kryeprokurorit.

Kështu, kryeministri shkroi në një postim në Facebook se sipas tij “është momenti i duhur për të diskutuar, jo thjesht daljen nga situata e fundmandatit të prokurorit në detyrë dhe hyrjen në fazën e një mandati te përkohshëm me një prokuror të përkohshëm, po nisjen e një faze të re bashkëpunimi mes qeverisë e opozitës në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian”.

Por, kreu i Partisë Demokratike duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga qëndrimi i tij lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të mandatit të Llallës.

Kështu, Lulzim Basha ka refuzuar ftesën e kryeministrit Rama, i cili e ftoi dje publikisht për një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm, si një pikënisje të një Pakti Kombëtar “për Europën që duam”.

Tags: edi ramai lutetkryeprokuroriLulzim Bashësthirrje serishzgjedhja

TË LIDHURA

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit
Aktualitet

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane
Aktualitet

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025
Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në Bolenë të Himarës, rrezikohen disa banesa
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në Bolenë të Himarës, rrezikohen disa banesa

19:18 | 09/08/2025
Next Post
Video/Tensione gjatë vizitës së Erdogan në Athinë, përplaset me Presidentin grek

Video/Tensione gjatë vizitës së Erdogan në Athinë, përplaset me Presidentin grek

Video/ Italia largon rrezikun që i kanosej, ia “pason” Shqipërisë

Video/ Italia largon rrezikun që i kanosej, ia “pason” Shqipërisë

Pediatrët rekomandojnë këtë përzierje për kollën dhe fëmijët e pëlqejnë shumë

Pediatrët rekomandojnë këtë përzierje për kollën dhe fëmijët e pëlqejnë shumë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com