Kryeministri Rama ka deklaruar se ministrat teknikë nuk do të jenë më të tillë pas 25 qershorit nëse Partia Socialiste fiton zgjedhjet.
Rama, u shpreh se çdo njëri prej tyre do të shkarkohet pasi nuk janë pjesë e programit të qeverisë dhe as pjesë e dialogut me Bashën.
“Në rast se 25 qershori do zgjedhë PS-në në krye të qeverisë, ata s’do jenë më ministra. Ata janë ministrat teknikë dhe do largohen nëse ne fitojmë zgjedhjet”, tha Rama.
Gjithashtu, Rama ka folur lidhur me marrëveshjen me bashin ku ritheksoi se kjo lëvizje është bërë për arsye të interesit kombëtar.
I ftuar në emisionin “opinion”, ai ka thënë se zgjidhja që dhamë ishte si pasojë e këmbënguljes time për takime kreun e opozitës, kjo lëvizje është pritur mirë nga opinioni ndërkombëtar pasi është një lëvizje ndryshe.