Qyteti i Shkodrës është i ndarë në dy realitete, ku nga njëra anë organizohet protesta me në krye kryebashkiaken Voltana Ademi, ndërsa kryeministri Rama në anën tjetër vijon prezantimin e kandidatit, Valdrin Pjetrin.
Edhe pse një situatë e tensionuar, ku Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë ka rrethuar sheshin ku po mbahet takimi dhe ka përdorur disa herë gaz lotsjellës ndaj protestuesve, Rama ka vazhduar mitingun elektoral.
Rama nga foltorja hodhi akuza të forta për kryetaren e bashkisë Voltana Ademi, të cilën e quajti të paaftë. “Drejtuese më e paaftë që është ulur ndonjëherë në karrigen e një kryetari bashkie të majtë apo të djathtë në të gjitha vitet e shteti shqiptar”, tha Rama.
Kryeministri tha se ky është qytet është sfida e tij personale. “Katër vjet më parë ju thashë vlonjatëve se ishte koha për të hapur një kapitull transformimi. Dhe kushdo që e sheh Vlorën sot faktikisht e ka të vështirë ta njohë. Ndërsa sot ju them gjithë shkodranëve që Shkodra e 4 viteve të ardhshme është ndër të tjera edhe sfida ime personale për të bërë së bashku me Valdrinin më shumë se në të thuajse 30 vitet e marra së bashku nën drejtimin e atyre që sot kanë dalë në rrugë të madhe. Nuk dinë më se çfarë ofrojnë tjetër përveç kërcënimeve, shantazheve, motolovëve dhe kaosit“, tha Rama, ndërsa pjesëmarrësit bërtisnin emrin e deputetit të përjashtuar nga PS, Tom Doshi i cili doli deputet nga lisa e PSD-së.