Kryeministri Edi Rama ditën e sotme zhvilloi një takim elektoral në Finiq ku prezantoi zyrtarisht kandidatin e PS-së Kristaq Kiçon.
Mirëpo një detaj që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë valëvitja e flamurit grek pas shpinës së kreut të qeverisë.
Me shumë gjasë detaji në fjalë i ka shpëtuar Ramës, ndërkohë pas kësaj priten reagime të ashpra nga kundërshtarët politikë.