Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas fjalorit të përdorur sot në Kuvendin e Shqipërisë në debatin mes tij dhe Sali Berishës. Kreu i qeverisë kërkon ndjesë për sëkëlldinë që është krijuar, ndërsa e cilëson Sali Berishën si kufomë politike.
“Populli thotë ‘kush le me qenin ngrihet me pleshta’. I marri, rrugaçi dhe i dehuri ka arritur të marrë edhe formë deputeti tek ne dhe shfaqet për turpin e të gjithëve. E kam gozhdë që në atë Kuvend nuk jam i sfiduar nga inteligjenca. E kam pyetur veten miliona herë se cfarë duhet bërë për të shmangur këtë. Ndjesë për sëkëlldinë që është krijuar. Nuk e di sesi i dilet kësaj historie. Ka ikur koha kur prishte punë ajo kufomë politike. Kjo tokë ka parë shumë të paudhë, por kurrë nuk e ka mbajtur mbi shpinë një si kur farë burri pa din e pa iman. Komunist i llojit më të zi‘ deklaron Edi Rama.