Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama: “Mollët e kalbura” jo në PS, dokumentet e PD për Valdrin Pjetrin u morën me ryshfet

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama: “Mollët e kalbura” jo në PS, dokumentet e PD për Valdrin Pjetrin u morën me ryshfet

Rikthimin në punë prej pushimeve, kryeministri Edi Rama e nisi nga Lezha, nga ku drejtoi një takim me drejtuesit e PS, për zonën e veriut. Një burim nga PS Lezhë i tha gazetarit të Top-Channel, Muhamed Veliu, se një pjesë e gjatë e fjalës së kryeministrit lidhej me pastërtinë e figurës për të gjithë drejtuesit e bashkive, nënkryetarët, por edhe për të gjithë ata që kanë një rol drejtues.

Duke marrë si shembull rastin e Valdin Pjetrit, kryeministri ka deklaruar: “Kemi patur një problem me Shkodrën, dhe kjo ka ardhur për arsye se komisioni i verifikimit të pastërtisë së figurës që ngritëm edhe këtë herë në parti, nuk mund të shkojë përtej kufijve që kanë shtetet në lëshimin e statusit penal për çdo individ. Italia për shembull e ka deri 10 vjet më parë, dokumentin e pastërtisë. Mirëpo në rastin e Valdrin Pjetrit kjo nuk ka mjaftuar siç e kemi parë”.

Të gjitha të dhënat përtej 10 viteve ka thënë kryeministri , janë të arkivuara, dhe në to kanë akses vetëm autoritetet policore.

“Në rast se letrat që nxori PD janë autentike, ato janë marrë në mënyrë të paligjshme. Janë fotografuar nga ekrani i kompjuterit, duke dhënë ndonjë ryshfet. Ne s’mund ta bënim këtë dhe s’mund ta bëjmë, por duhet ta zgjidhim. Sepse s’mund të marrim asnjë kosto as ne, as komuniteti, kur një vetëdeklarim rezulton i rremë, pasi kanë mbaruar zgjedhjet dhe krijohet boshllëk e zhgënjim”.

Top Channel ka mësuar se Kryeministri përballë kësaj situate propozon këtë zgjidhje. “Do t’i propozoj parlamentit që kandidaten e partive për deputetë apo kryebashkiakë, të depozitohen më herët se sa afati i regjistrimit, në mënyrë që të ketë kohë për verifikim nga organet ligjzbatuese. Kush individ merr përsipër të gënjejë një parti e një shoqëri të tërë, të mbajë mbi kurriz të gjitha pasojat. Nuk është përgjegjësi e partisë politike kur del një mollë e kalbur. Por ama është përgjegjësi e partisë të reagojë duke e flakur mollën e kalbur. Por me këto dy ndryshime ligjore, jo vetëm gënjeshtari apo shkelësi, do flaket nga partia, po s’do lëre asnjë boshllëk nga pas”.

Kryeministri Edi Rama nga Lezha ka theksuar se në Shkodër duhet të pastrohet niveli drejtues i drejtorive të shtetit, dhe të zgjidhen sa me shumë gra në shërbimet publike. Ka kërkuar po ashtu, vendosjen e një regjimi të ri në mbrojtjen dhe menaxhimin e vijës bregdetare, si edhe të zonave malore me potencial turistik. /Top Channel

 

Tags: edi ramalezhaValdin Pjetri

TË LIDHURA

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket
Politikë

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së
Aktualitet

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it
Ekonomi

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Next Post
Parashikimi i shortit të Ligës së Kampionëve, Real Madridi dhe Liverpuli në të njëjtin grup me…

Parashikimi i shortit të Ligës së Kampionëve, Real Madridi dhe Liverpuli në të njëjtin grup me...

Vasili-Ramës: Fajin nuk e ka Valdrin Pjetri, por ata që ia tregojnë preshin

Vasili-Ramës: Fajin nuk e ka Valdrin Pjetri, por ata që ia tregojnë preshin

A ka paguar Daçiç për tërheqjen e njohjes së Kosovës?

A ka paguar Daçiç për tërheqjen e njohjes së Kosovës?







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com