Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Rama merr vesh vetëm me dhunë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/Falangat e Edi Ramës janë hedhur në një kryqëzatë të dirigjuar për të denoncuar dhunën që disa segmente ende të vogla të shoqërisë po ushtrojnë kundër policisë, rrugëve të përbashkëta dhe pronave të oligarkëve, me të cilët po qeveris kryeministri.

Dua të jem i qartë që në fillim.

Sipas meje kjo është thjeshtë vetëmbrojtje. Dhuna është tjetër gjë. Dhunë është ajo që po ushtron pushteti. Dhunë është që pronat publike, trojet pa pronarë të ndërtimit, inceneratorët për drjegjen e plehrave, pallatet tek Teatri Kombëtar dhe kulla tek stadiumi i falen oligarkëve që ndajnë paratë me pushtetin.

Dhunë është kur për koncesionin e Check Upit shtohen pa nevojë paratë megjithëse në spitale nuk ka fonde për të sjellë mjekimin e kimioterapisë.

Dhunë është kur një anonim i panjohur mik i ministrit, fiton koncesionin e pajisjeve mjeksore, që sot kirurgëve i thyen në duar. Dhunë është kur votat rrëmbehen me premtimin zero ndërtime dhe pastaj shpik qindra mashtrime vetëm për të mbushur xhepat me paratë e kullaxhinjve.

Pikërisht ndaj kësaj dhune, që dirigjohet nga tepsia e mbetur në një dorë të vetme duhet reaguar.

Ditët e fundit ne jemi ndeshur me dy lloj reagimesh.

I pari ishte ai i aktorëve të Teatrit Kombëtar. Ata u përballën me urdhrin për t’i nxjerrë për leckash nga godina, sepse aty duhej të ngriheshin gjashtë kulla mbi pronë publike.

Me patosin, edukatën, naivitetin dhe lirizmin që i karakterizon, këta artistë nisën të protestojnë. Por, as ditirambet epike të Bujar Asqeriut, as racionaliteti serioz i Robert Ndrenikës, nuk patën asnjë efekt.

Pa pyetur për zërin e tyre, madje duke i ndërprerë edhe publikisht fjalën Ndrenikës, Rama i mblodhi në kryeministri aktorët për t’u përplasur në fytyrë mandatën: “Gërmadha juaj do të shembet”. Natyrisht si gjithnjë me një projekt të miratuar vetëm nga ai dhe me një firmë ndërtuese që do t’i dhurohet tokë publike pa garë dhe tender.

Ashtu si me aktorët, Edi Rama mendoi të sillej edhe me kuksianët. Ai organizoi një tender banditesk, ku u zhduk sa hap e mbyll sytë fituesi i vendit të parë (më pas nën rrogoz u përdor një argument ergoganesk, se fituesit ishin gylenistë).

Më pas ai nxitoi të vinte traun që në xhepat e koncensionarit të futeshin me urgjencë eurot e trafikut që vjen bashkë me stinën e verën.

Dhe aq arrogant e mospërfillës ishte ky tra, sa që privati të mos harxhonte para për ndërtimin e shumë pikave, u caktua një taksë e njëjtë si për, atë që bënte rrugën Tiranë – Prishtinë, si për atë që duhet të bënte vetëm pak KM për të shpënë fëmijën në spital.

Kështu ishte kjo histori arrogance pushteti që nuk përfilli askënd tjetër përpos interesave të Ramës dhe koncesionarit. Kundër kësaj u ngritën kuksianët.

Ata reaguan radikalisht, thyen traun, krisën xhamat, shkrumbuan kompjuterët dhe e rrëzuan barrierën oligarkike që kërkonte tu merrte frymën.

Me sa duket kishin të drejtë.

Po të gjykosh nga justifikimet e sotme të kryeministrit del se po. Ai kërkoi ndjesë disa herë. Ai tha se qeveria kishte gabuar që nuk kishte bërë punën e duhur sqaruese.

Ai filloi të flasë për klauzola kontrate që lehtësojnë banorët dhe ideja se kuksianët do të diskriminohen pozitivisht për taksën e rrugës, po gjen gjithnjë e më shumë mbështetës edhe brenda mazhorancës (madje bashkë me të si bonus u dha dhe hapja e aeroportit që mbetet i kyçur prej vitesh).

Tani pyetja që shtrohet është: si mund të zmbrapset Edi Rama, me fjalimet poetike të Bujar Asqeriut, apo me shkopat dhe gurët e ‘vandalëve” kuksianë.

Vetëm me dy shembujt e fundit Rama na e ka dhënë përgjigjen e kësaj dileme. Ai dhe grupi i oligarkëve më të cilët ndan paratë, nuk pyesin për kritikat racionale dhe zërat e arsyeshëm. Ata tërhiqen vetëm para asaj që kanë filluar ta etiketojnë si dhunë, megjithëse nuk është gjë tjetër veçse vetëmbrojte e thjeshtë ndaj dhunës sistematike që po ushtrojnë prej pesë vitesh. (Lapsi.al)

Tags: dhunemerrramaveshvetem

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Urrejtja ndaj Ronaldos, Bale filmohet i zymtë në stol pas supergolit (Video)

Urrejtja ndaj Ronaldos, Bale filmohet i zymtë në stol pas supergolit (Video)

Kuksianët sërish në protestë, kërkojnë lirimin e 11 të arrestuarve

Kuksianët sërish në protestë, kërkojnë lirimin e 11 të arrestuarve

Donald Lu: Tahiri s’shpëton dot, do hetohet

Donald Lu: Tahiri s’shpëton dot, do hetohet







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com