Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama mbledh rektorët: Krahasuar me të kaluarën jemi si nata me ditën, por rankimet e universiteteve janë të papranueshme

3 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama mbledh rektorët: Krahasuar me të kaluarën jemi si nata me ditën, por rankimet e universiteteve janë të papranueshme

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm rektorët e universiteteve publike dhe jopublike në vend, në një kohë kur pedagogët janë në bojkot duke kërkuar rritje të pagave. Pavarësisht se dje nisi viti i ri akademik, për shkak të kërkesave të tyre ende të paplotësuara nga qeveria, pedagogët kanë bojkotuar mësimin. Pedagogët i mëshojnë faktit se nuk do të negociojnë për kërkesat e tyre pasi rritja me 30% u bë pikërisht në shenjë negocimi, duke qenë se vlera që pedagogët kërkojnë në total është 50 %. Akademikët kanë ndarë vlerën 50%, 30% për këtë vit dhe 20% në vitin e ardhshëm.

“Dua t’iu bëj me dije që sikundër e kishim diskutuar me rektorët në takimin e Pragës, të atij që është pagëzuar si Komuniteti i ri Politik Evropian, unë e kam ngritur temën e universitetit si temë që duhet trajtuar nga BE, për tu miratuar dhe adresuar pa pritur që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të bëhen anëtare të BE.

Ne kemi një akses të pjesshëm si vende që presin për të hyrë në BE, ndërkohë që vendet e BE me aksesin e plotë, kanë nga njëra anë mundësinë e sinergjive të menjëhershme dhe financimet ekstra të tyre. Gjë që për ne, është e pamundur për shkak se ne nuk jemi ende pjesë e BE.

Ne kemi një proces dhe për hir të së vërtetës unë dua t’i falenderoj rektorët sepse shikojmë hapa kurajozë. Sepse ka një mirëmbajtje të mirë të fondeve evropiane. Dua të sjell në vëmendje shumë të rëndësishme për shifrat në UT. I cili e ka rritur financimin e fondeve në më shumë se 400 përfitues.

Por, a do të thotë se gjysma ose pak më shumë se gjysma të pedagogëve të universitetit. Kjo është e jashtëzakonshme i lidershipit të ri të UT. Duke bërë që kapaciteti ynë për kërkimin shkencor të rritet në mënyrë shumë të ndjeshme. Unë e sjell këtë shembull në raport atë ç’a thashë më parë. Ne kemi më shumë kapacitete se dikur si rezultat i një periudhe shumë të gjatë amullie dhe prapambetjeje në trajtimin e burimeve njerëzore. Sot ky është një ndër efektet më të rëndësishme të reformës.

Ne nuk kemi të ardhme tjetër veç krijimit të sinergjive dhe çeljes së universiteteve evropaiane në universitetet tona. Programet në gjuhën angleze, është një hap shumë domethënës dhe përsëri këtu dua ta përshëndes punën e bërë nga universiteti i Tiranës.

Për t’u kthyer te tema, është e dukshme që reformimi si rezultat i arsimit të lartë po sjell një impakt në metodat e mësimdhënies, menaxhimit dhe mundësive të reja. Për mua dhe këtu dhe në çdo drejtim tjetër Shqipëria është në të njëjtin pozicion, dita me natën nga ku jemi nisur dhe nata me ditën nga ku do të shkojmë.

Pavarësisht se duhet akoma më shumë shfrytëzimi i autonomisë, çështja që shtrohet sot është që pavarësisht përparimit real dhe konkret pikërisht pse raporti ynë me të ardhmen është i zhdrejtë, renditja e Universiteteve të vendit në hartën globale dhe pas një kohe shumë të gjatë pas reformës është e papranueshme. Por lajmi i mirë është se është një renditje që nuk pasqyron kapacitetet.

E solla shembullin e aksesit të fondeve evropiane madje ne ato projekte në të cilat universiteti i Tiranës ka aksesuar fondet evropiane kemi disa projekte ku është lider universiteti i Tiranës. Njohja e lidershipit të universitet i Tiranës, flet që kapacitetet ne i kemi shumë më të mira se sa tregojnë pamja dhe niveli i rankimeve tona shumë poshtë. Prandaj gjëja që kemi vendosur është që të merremi shumë seriozisht me këtë aspekt. Të fillojmë ti ndjekim një nga një kushtet që duhen përmbushur që ndonjëherë janë kushte minimale për të pasur një rankim serioz”.

Tags: pedagogetrama

TË LIDHURA

Berisha sfidon Ramën: Po je burrë qëndro në zyrë në datën 24. Po të vjen populli!
Politikë

Berisha sfidon Ramën: Po je burrë qëndro në zyrë në datën 24. Po të vjen populli!

16:14 | 22/01/2026
110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump
Aktualitet

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump

15:51 | 22/01/2026
Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

15:17 | 22/01/2026
Next Post
Berisha: Sokol Olldashi ishte më i zoti se Basha, por bëri një gabim

Berisha: Sokol Olldashi ishte më i zoti se Basha, por bëri një gabim

Përse duhej mbajtur “fshehur” Doktori i Fiks-it?!

Përse duhej mbajtur “fshehur” Doktori i Fiks-it?!

Berisha i thur lavde Grida Dumës: Do mbetet në histori, do e kujtojnë edhe pas 100 vitesh

Berisha i thur lavde Grida Dumës: Do mbetet në histori, do e kujtojnë edhe pas 100 vitesh







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026




TË FUNDIT

Berisha sfidon Ramën: Po je burrë qëndro në zyrë në datën 24. Po të vjen populli!
Politikë

Berisha sfidon Ramën: Po je burrë qëndro në zyrë në datën 24. Po të vjen populli!

by mirseda
16:14 | 22/01/2026
0

Kryetari i PD, Sali Berisha sfidoi kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar të qëndrojë në zyrë të...

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump

110 vota pro, asnjë kundër! Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” së Trump

15:51 | 22/01/2026
Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

15:17 | 22/01/2026
Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

Pezullimi i Ballukut, përfundon seanca në Kushtetuese! Juria tërhiqet për vendim

14:26 | 22/01/2026
Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

Masa “detyrim paraqitje” e Sali Berishës kalon në seancë plenare të Kushtetueses

14:21 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com