Rama po zhvillon një takim në Velipojë me Këshillin Koordinues për Veriun. Takimi në fjalë po mbahet në një nga hotelet e qytetit.
Të pranishëm në takim janë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili është njëherësh dhe koordinator politik i PS për qarkun e Lezhës, deputeti Tom Doshi, deputeti Paulin Stërkaj, deputeti Luan Harusha dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.