Kryeministri, Edi Rama përgënjeshtroi deklatatën e kreut të PD, Lulzim Basha se deputetja e PS, Milva Ikonomi do bëhet kryebashkiake e Durrësit, në mënyrë që të firmosë konratën për inceneratorin.
Nga selia e PS, në konferencë me gazetarët, Rama u shpreh se media duhet t’i verifikojë lajmet, dhe se do publikojë dokumente që tregojnë pse është mërzitur Basha.
Kreu i qeverisë, tha se e do shumë Bashën, por se ndonjëherë e do një shpullë kur e meriton.
Edi Rama: ”E thotë Luli, e publikon Çimi, e publikon Ambrozia dhe unë pyetem. A ka dijeni që ju është kërcënuar duhet të ishe pyetja, por jo a jeni të shqetësuar. Ja, kështu jeni ju. Unë nuk kam probleme me median, por është problem. Sot do ju them me dokumente pse është i mërzitur Luli. Më vjen keq për Lulin, e dua shumë, por ndonjë shpullë 1 herë në muaj kur e meriton duhet t’ia japësh, sepse është kusht i dashurisë, kush të rreh të do’’.
Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën online “Deputeti që duam”.
Rama u shpreh se janë të mirëpritur në PS të gjithë të rinjtë dhe të rejat, në moshë e në ide, që shpresin interes për të bërë diçka më mirë për vendin e për qytetarët.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/768507087047692/