Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rama, Kuma Maro ynë që do të pijë detin

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Bindje apo rebelim?

Nga: Agim Baçi

Çdo prind që u ka lexuar fëmijëve “Xinxifilluan” e Mitrush Kutelit, nuk ka se si të mos ketë ndaluar sadopak në mënyrën se si mbreti i pyllit, Kuma Maro, i drejtohet gruas së zënë ngushtë në mes të pyllit, e cila i kërkon ndihmë: “Jo, moj, jo! Ti s’më more vesh! Mbreti s’merr nga ata që kanë, por nga ata që s’kanë, se prandaj është mbret…

Mbreti e ka mirë me kamësit: ay s’i trazon, ata s’e trazojnë; ay i ndihmon, ata e ndihmojnë… mbreti mbretëron mbi pasunarët, po rëndon mbi të varfrit, se ata janë të shumtë”, i thotë Kuma Marua Trendelinos, duke i kërkuar si shpërblim për ndihmën që ajo t’i dhurojë vajzën që do të lindë. Në vazhdim, Kuma Marua bën marrëveshje me çdo kafshë hileqare të pyllit të tij, që ta ketë të bijën e Trendelinos. Madje, aq shumë e dëshiron, sa për ta pasur të pamundurën, vendos të pijë detin…

Përpjekja e Kuma Maros, siç i thotë Kuteli gjatë tregimit mbretit të pyllit, mund të krahasohet me dëshirën e sotme të qeverisjes së Kryeministrit Rama, që tashmë nuk kërkon thjesht një nënshtrim të qytetarëve, por dëshiron të lexojë tek ata bindjen se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të votojnë sërish të njëjtin person sepse ai është i bindur plotësisht se askush tjetër nuk ka, sipas tij, më shumë përvojë në qeverisje.

Madje, ashtu si Kuma Marua që bashkë me dhelprën bën plane për të shtënë në dorë Xinxifilluan që ia ka pushtuar zemrën, ashtu edhe Kryeministri Rama ka vërsulur gjithë dhelprat e tij mediatike, që, në mënyrë qesharake, shpallin si një zbulim deklaratat e shefit të qeverisë, i cili thotë se “do të shkonte në shtëpi për t’u marrë me të birin e vogël, por ja që ia kërkojnë qytetarët që ende nuk janë të qetë pas tërmetit dhe pandemisë…”.

Nuk ka shifra për premtimet që ka dhënë e as për atë që ka bërë në tetë vite pushtet.

Nuk ka të dhëna për të larguarit, nuk ka llogaridhënie, nuk ka transparencë për paratë e humbura nga çështja e Becchett-it për tekat e tij, nuk ka asnjë shpjegim për njerëzit që kalojnë të ftohtin nën çadra pa asnjë ndihmë, nuk ka asnjë shpjegim përse zyrtarët e tij i blejnë më shtrenjtë të gjitha pajisjet e shëndetësisë edhe pse çmimet janë publike, nuk ka asnjë shpjegim përse qeveria e tij nuk është e përgatitur për asnjë lloj gjendje emergjence civile, si: tërmeti, pandemia apo përmbytjet. Thjesht nga Kuma Marua ynë ka konferencë dy-triorëshe shtypi për çdo vaksinë të ardhur në Rinas. Ka gjithashtu një Shqipëri 3D, të cilën e shfaq sa herë përballet me ata që i kërkojnë ndihmë.

Pavarësisht se Bashkimi Europian zgjeron listën e kushteve për procesin e integrimit për shkak të zhgënjimeve të qeverisjes në këto tetë vite – një qeveri që ka privuar qytetarët nga gjykatat, që ka shmangur çdo hetim për akuzat për vjedhje votash nga bashkëpunëtorët e tij, si Dako apo Gjiknuri,– sërish z. Rama e mendon veten si të pazëvendësueshëm, madje të kërkuar me ngulm nga të varfrit dhe hallexhinjtë e këtij vendi.

Në fakt, Kuma Marua i sotëm i qeverisë është thuajse në kufi të dëshirës për të pirë detin. Ndoshta vetë nuk e ka lexuar kurrë Kutelin, që ta dijë sesi përfundon kjo dëshirë. Ata që e kanë lexuar, e dinë se sa e pamundur mbetet kjo dëshirë për shkak se trupi nuk mund ta mbajë gjithë atë kripë. Megjithatë, tani Rama kërkon që fabulën në kokën e vet t’ia mveshë dëshirës së shqiptarëve– shqiptarëve të varfër, të cilët i ka tallur sa herë ka qenë përballë tyre. Ashtu si Kuma Maro, ai u ka dhënë gjithçka biznesmenëve që ka pasur për zemër, me kusht që ata të jenë sot pranë tij për të “blerë dëshirat” e tij.

Ai vendos se çfarë është e vërtetë në media dhe çfarë është e gënjeshtërt, ai etiketon çdo gazetar e çdo media në bazë të së vërtetës që ai servir. Ai paralajmëron se kush duhet të dënohet e kush jo nga drejtësia (“e nuhati” tri orë më parë që doktor Edvin Prifti do të arrestohej në sallën e gjyqit, duke vënë në vështirësi të madhe edhe institucionet e drejtësisë, me të cilat ai krenohet se janë të pavarura).

Shkurt, Kuma Marua ynë është një hap larg personazheve të Oruellit te “Ferma e kafshëve”, që duhet të bërtasin në kor në varësi të dëshirave të tij, duke ironizuar këdo që ecën si njeri dhe duke admiruar “katërkëmbëshit”. Në PS ka vendosur si standard komunikimi admirimin e Spiropalit që e sheh si Skënderbe. Nuk ka më debate. Nuk ka më llogari. Nuk ka më zgjedhje. Në pyllin e tij të PS-së janë larguar “kafshët” që nuk arrijnë ta duartrokasin sa duhet. Duke u bashkuar duartrokitësve të tij edhe “të fortët” dhe “analistët e bindjes”, ai po kërkon një mandat për… të pirë detin. Dhe për këtë ëndërr reciton me zë të lartë në publik edhe poezinë e tij të preferuar “jam më i miri, jam i pazëvendësueshëm”, pa e ditur se ç’ndodh kur kërkon të pish detin…

Tags: Agim Baçiedi ramaopinion

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
SHBA-Kinë, konkurrencë mbi vaksinat dhe rimëkëmbjen post-pandemisë në Evropë

SHBA-Kinë, konkurrencë mbi vaksinat dhe rimëkëmbjen post-pandemisë në Evropë

Shteti i parë që miraton ligjin: Ata që nuk vaksinohen, humbasin vendin e punës

Shteti i parë që miraton ligjin: Ata që nuk vaksinohen, humbasin vendin e punës

Orë të shtrenjta dhe 70 mijë euro, hajdutët plaçkisin banesën e Rei Manaj

Orë të shtrenjta dhe 70 mijë euro, hajdutët plaçkisin banesën e Rei Manaj

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

by mirseda
22:07 | 16/07/2025
0

Bashkimi Europian paralajmëron rikthimin e regjimit të vizave për Gjeorgjinë nëse Tbilisi nuk ndalon “rrëshqitjen nga parimet...

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

Vllaznia, Balaj: Japim maksimumin në Conference League, skuadra e motivuar

21:44 | 16/07/2025
Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

Aksion te stadiumi “Air Albania”, IKMT zbarkon për lirimin e hapësirave publike

21:17 | 16/07/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

E rëndë në Astir, gjendet pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim

20:21 | 16/07/2025
Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

Anulohet shtesa e legalizuar në hapësirë publike në Tiranë, çfarë paralajmëron Rama

20:09 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com