Orë të shtrenjta dhe 70 mijë euro, hajdutët plaçkisin banesën e Rei Manaj

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, ra pre e një grabitjeje. 23-vjeçari, i cili shënoi mbrëmjen e djeshme 2 gola me fanelën e Barcelonës B, ka mësuar një lajm të keq, teksa në shtëpinë e tij ishin futur hajdutët, duke i shkaktuar një dëm tepër të madh ekonomik.

Lajmi u bë i ditur nga menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e “Instagramit” bëri me dije se lushnjarit i janë grabitur 3 ora super të shtrenjta si dhe një vlerë prej 70 mijë euro kesh.

“Sapo mora vesh një lajm super të shëmtuar, është thyer shtëpia e Rei Manajt në Spanjë. Një gjest shumë i ulët, shpresoj vëlla të gjendet sa më shpet pasi dhe vlera nuk ishte e vogël. 3 ora super të shtrenjta dhe 70 mijë euro të vjedhura. Uroj të gjenden sa më shpejt vëllai”, shkruan Demika.

Mbi këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë Manaj, teksa ka deklaruar se gjëja më e shtrenjtë për të nuk janë sendet materiale por familja e tij.