Kryeministri Rama ka postuar në facebook-un e tij ditën e sotme lidhur me vaksinimin në vend. Ai përmend shifrën 770 mijë si numri i të vaksinuarve në vendin tonë, kuotë e arritur pas vaksinimit dhe të punonjësve të transportit publik.
Rama njofton se nesëe priten dhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.
Edi Rama: Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike
Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid