Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Rama i jep postin e rëndësishëm ish-drejtorit të shkarkuar për shpërdorim detyre”

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Rama i jep postin e rëndësishëm ish-drejtorit të shkarkuar për shpërdorim detyre”

Partia Demokratike ka sulmuar sërish sot kryeministrin Ramën, të cilin e akuzon se ka kthyer në punë ish-drejtorin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, përfaqësues i PDIU-së, i cili është shkarkuar për abuzim detyre.

Denoncimi u bë nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa e cila deklaroi se Erjon Manohasa, i shkarkuar për abuzim, ka marrë një tjetër post të rëndësishëm, duke u emëruar në krye të Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave.  

“Të dhënat statistikore që Bashkimi Europian do të marrë nga Shqipëria janë në përgjegjësinë e të njëjtit drejtor që u hoqi të sëmurëve të drejtën e kurimit me hemodializë në spital, duke i detyruar ta bënin atë në një apartament që nuk plotësonte asnjë standard”, tha ndër të tjera Zhupa.

Fjala e plotë:

Emërimet e dyshimta të Edi Ramës në pika kyçe të administratës janë treguesi më i qartë se prapa fasadës dhe propagandës për “bashkëqeverisje me njerëzit e zakonshëm” qëndron tepsia e pushtetit të korruptuar. Rasti i Erjon Manohasës është tipik për një qeveri që predikon drejtësi, por mbështet dhe gradon ata që kryejnë padrejtësi. Për këdo që nuk  e njeh, Erjon Manohasa ka qenë, deri para pak kohësh, Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, që menaxhon interesat multimilionere të shëndetësisë. Por drejtori i tepsisë së pushtetit, perfaqësues i PDIU-së, u shkarkua nga detyra me vendim gjykate “për shpërdorim detyre”, sepse dyshohej se firmosi një kontratë korruptive për nje laborator hemodialize ne Durrës, që nuk plotësonte asnjë kusht për këtë shërbim jetësor për të sëmurët”.

Sot, sërish si pjesë e tepsisë së pushtetit, drejtori i shkarkuar Erjon Manohasa është emëruar sërish drejtor. Ai do të jetë në krye të Drejtorisë së Integrimit dhe Projekteve në Institutin e Statistikave. Thënë ndryshe, të dhënat statistikore që Bashkimi Europian do të marrë nga Shqipëria janë në përgjegjësinë e të njëjtit drejtor që u hoqi të sëmurëve të drejtën e kurimit me hemodializë në spital, duke i detyruar ta bënin atë në një apartament që nuk plotësonte asnjë standard. Rasti i Erion Manohasës si modeli i zyrtarit të shkarkuar nga gjykata për shpërdorim detyre me dyshime për korrupsion, nxjerr në dritë realitetin që fshihet nga propaganda qeveritare: se tepsia e pushtetit jo vetëm nuk është çuar për skrap, por ajo ka vend për këdo që i shërben pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës.

Tags: detyree rëndësishëmi jep postinish-drejtoritpër shpërdorimramatë shkarkuar

TË LIDHURA

Lamallari: Akuzat e opozitës të pritshme për zgjedhjen e drejtorit të Policisë
Kryesore

Lamallari: Akuzat e opozitës të pritshme për zgjedhjen e drejtorit të Policisë

18:00 | 30/03/2026
Mes bombardimeve, Irani shënon rritje rekord të të ardhurave nga nafta
Bota

Mes bombardimeve, Irani shënon rritje rekord të të ardhurave nga nafta

17:50 | 30/03/2026
Braçe: Transparencë për naftën, të ndryshohet modeli i tregut
Politikë

Braçe: Transparencë për naftën, të ndryshohet modeli i tregut

17:46 | 30/03/2026
Next Post
Puthje me regjisorin, Ajsi Xhaxhaj poston foton

Puthje me regjisorin, Ajsi Xhaxhaj poston foton

E gjithë bota flet për të talentuarit nga Shqipëria. Kryesojnë listat e parashikimeve të…

E gjithë bota flet për të talentuarit nga Shqipëria. Kryesojnë listat e parashikimeve të...

Me çekiç duke vjedhur argjendarinë, dy në pranga

Me çekiç duke vjedhur argjendarinë, dy në pranga







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Lamallari: Akuzat e opozitës të pritshme për zgjedhjen e drejtorit të Policisë
Kryesore

Lamallari: Akuzat e opozitës të pritshme për zgjedhjen e drejtorit të Policisë

by mirseda
18:00 | 30/03/2026
0

Pas javës së gjelbër ku deputetët kanë zbritur në terren dhe kanë diskutuar me qytetarët për të...

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Osmanit për KQZ, e shpall të papranueshme

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Osmanit për KQZ, e shpall të papranueshme

17:58 | 30/03/2026
Kriza globale, Zelensky tregon kërkesën që kanë bërë aleatët ndaj Kievit

Kriza globale, Zelensky tregon kërkesën që kanë bërë aleatët ndaj Kievit

17:52 | 30/03/2026
Mes bombardimeve, Irani shënon rritje rekord të të ardhurave nga nafta

Mes bombardimeve, Irani shënon rritje rekord të të ardhurave nga nafta

17:50 | 30/03/2026
Trump: Negociata me Iranin, kërcënon për Hormuzin nëse nuk hapet

Trump: Negociata me Iranin, kërcënon për Hormuzin nëse nuk hapet

17:50 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com