Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama: Jemi afër çeljes së negociatave me BE-në, ftesë opozitës. Marrëveshje me Greqinë

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama: Jemi afër çeljes së negociatave me BE-në, ftesë opozitës. Marrëveshje me Greqinë

Kryeministri Edi Rama është treguar mjaft pozitiv sot në mbledhjen me grupin parlamentar, ku dha lajmin se sipas tij jemi një hap afër çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, teksa tha se Shqipëria i ka kryer detyrat e shtëpisë me përpikëri.

Gjatë fjalës së tij në nisje të mbledhjes, kryeministri Rama i bëri thirrje opozitës për dialog për çështjen e negociatave me BE-në dhe jo vetëm.

Po ashtu, Rama e konsideroi moment mjaft pozitiv partneritetin me Greqinë, ndërsa paralajmëroi për një marrëveshje të mundshme me shtetin fqinj.

Fjala e Ramës:

Me hapjen e një faqeje të re për negociatat me Greqinë. Në të gjitha takimet, ishte e qartë për ne që Shqipëria është një hap afër çeljes së negociatave me BE-në. Reforma në Drejtësi, fillimi i punës për Vettingun dhe qartësia se ky është një proces që nuk ka shans të bllokohet, janë një bazë solide për marrjen e një rekomandimi të pastër nga KE dhe miratimi nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Qartësia e krijuar lidhur me pamundësinë e bllokimit politik të Reformës në Drejtësi dhe Vettingut, e konsoliduar me zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme, përbëjnë një arsye shumë të fortë për BE-në për ta parë me optimizëm nga ana jonë fillimin e procesit të negociatave.

Jo vetëm ky aspekt, por edhe të tjera që lidhen me 5 prioritetet kyçe, na vendosin në një favor, konsiderohet se Shqipëria i ka kryer me përpikëri detyrat e shtëpisë. Nuk ka një pikë ndalimi, procesi vazhdon ditë për ditë.

Rezultati spektakolar në luftën kundër kanabisit dhe të gjithë hapat që do vazhdojnë të hidhen me përpikëri, përbëjnë një arsye të fortë për të ndarë me opinionin publik se fantazitë e ushqyera nga frika dhe propaganda për kapjen e drejtësisë janë dokrra.

Dua ta nënvizoj domosdoshmërinë, opozita ka të drejtën e vet të ketë nga agjendë që nuk përputhet me fokusin që klasa politike duhet të ketë, ne kemi detyrimin që të përpiqemi për të krijuar kushte për dialog me opozitën. Shpresoj dhe uroj që temën e reformës zgjedhore të ketë dialog, proces dhe sens urgjence për të mos i lënë çështjet për momentin e fundit.

Jemi të hapur që edhe në tema tjera, asnjëherë të mos jetë shumica jonë problemi.

Dua të vë në dukje se jemi në një moment jashtëzakonisht pozitiv në dialogun me Greqinë, sikur e përmendi kryeministri grek, pajtohem me përshtypjet se nënshkrimi i një dokumenti të ri partneriteti me Greqinë, është shumë afër. Duhet të presim përfundimin e shkruar për një sërë temash, duke filluar nga ligji i luftës, por edhe duke vazhdar me tema të një rëndësie të veçantë, si marrëveshja për kufirin detar, apo garantimi për të pasur lëvizje të lirë dhe akses të plotë ligjor për të drejtat e pronësisë. Po konkludojmë edhe një aspekt tjetër të procesit, që ka të bëjë me lehtësimin e marrëdhënieve që kushtëzojnë komunitetin e madh të shqiptarëve që kanë emigruar në Greqi, në aspektin e burokracive, lëvizjeve etj. TIRANA TODAY

Tags: çeljesftesë opozitësJemi afërmarreveshjeme BE-nëme Greqineramasë negociatave

TË LIDHURA

Një 24-vjeçare në Lezhë u përndoq dhe iu publikuan të dhënat personale; policia po heton autorin
Aktualitet

Një 24-vjeçare në Lezhë u përndoq dhe iu publikuan të dhënat personale; policia po heton autorin

17:44 | 15/11/2025
Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore
Aktualitet

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

16:51 | 15/11/2025
Pas atentatit në Rinas, Gjykata “shpëton” policët që lëshuan vërtetimin për Muçi Shaljanin
Aktualitet

Pas atentatit në Rinas, Gjykata “shpëton” policët që lëshuan vërtetimin për Muçi Shaljanin

16:16 | 15/11/2025
Next Post
Vatrat e zjarrit në rajon/ Rama vetëshpallet “hero” i trojeve shqiptare

Vatrat e zjarrit në rajon/ Rama vetëshpallet “hero” i trojeve shqiptare

Bruno Mars, triumfues në mbrëmjen e çmimeve “Grammy”

Bruno Mars, triumfues në mbrëmjen e çmimeve “Grammy”

Vogëlushja imiton të ëmën që është e varur nga kafja, video pushtoi rrjetin

Vogëlushja imiton të ëmën që është e varur nga kafja, video pushtoi rrjetin







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Yjet e Hollivudit priten nga Papa Leo XIV në Vatikan
Bota

Yjet e Hollivudit priten nga Papa Leo XIV në Vatikan

by mirseda
20:15 | 15/11/2025
0

Papa Leo XIV ka takuar yjet e Hollivudit, duke iu bërë thirrje aktorëve dhe regjisorëve, përfshirë Cate...

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi

Protesta në Shkup pas tragjedisë së marsit ku humbën 63 persona; mijëra kërkojnë drejtësi

19:54 | 15/11/2025
Prindërit e Rey Manajt vizitojnë muralin në Mitrovicë kushtuar golit historik ndaj Serbisë

Prindërit e Rey Manajt vizitojnë muralin në Mitrovicë kushtuar golit historik ndaj Serbisë

19:28 | 15/11/2025
Broja mbajti fjalim dhe u duartrokit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Broja mbajti fjalim dhe u duartrokit në stërvitjen e fundit në “Air Albania”

19:01 | 15/11/2025
Erdogani provokon: Nuk do ta braktisim kurrë “kauzën kombëtare” të Qipros

Erdogani provokon: Nuk do ta braktisim kurrë “kauzën kombëtare” të Qipros

18:51 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com