Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rama: Gjuha shqipe e kërcënuar nga pseudo-akademikët

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Rama: Gjuha shqipe e kërcënuar nga pseudo-akademikët

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën kushtuar 50 vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave, u ndal tek gjuha shqipe dhe historia e popullit tonë. Kreu i qeverisë tha se gjuha shqipe është e kërcënuar nga ekstremistët dhe injorantët që për shumë vite e kanë futur Akademinë e Shkencave në një “luftë” mënjanësish dhe betejash për interesa politike. Sipas tij, enciklopedia, fjalori dhe gjuha janë tri sfidat e mëdha. “Nëse sot ne kemi një gjuhë të shpëtuar, kjo i detyrohet akademikëve të asaj kohe që sot është në një proces përpjekje për tu rikthyer në lartësinë dhe vendin që i takon”, u shpreh Rama.

Rama pohoi se falë gjuhëtarëve, sot ka argumenta për t’u përballur me botën si shqiptarë, pavarësisht se politika ndërhyri për shpërbërjen e Akademisë së Shkencave. “Para ‘90, kur liria ishte e kufizuar dhe hapësirat e njerëzve të shkencës ishin tejet të ngushta, por krahasimi mes para dhe pas ‘90 e bënë pas ‘90 të duket jo mirë për ta thënë me fjalë të buta, përballë të gjithë atyre veprave dhe figurave.

Kaq e vërtetë është sa t’ju them të drejtën kur vizitoj Akademinë e Shkencës pas ‘90, dhe dëgjoj ato kërkëllitjet e parketit të vjetër më dukej sikur ishte Eqerem Cabej që rrotullohej në varr, nga gjendja e dëshpëruar e atij institucioni.

Institucion që mbrojti me forcë interesin e lartë kombëtar të gjuhës shqipe. Nëse sot kemi gjuhë të unifikuar dhe të shpëtuar, kjo i detyrohet akademikëve të asaj kohe dhe asaj Akademie që sot është në një proces përpjekje për tu rikthyer në lartësinë dhe vendin që i takon. Debatet që pasuan pas rënies së komunizmit në ballafaqimin me vendet e tjera të rajonit, nuk do ti bënim dot me argumentat shkencor që disponojmë nëse s’do na i kishin lënë trashëgimi themeluesit e ASH.

Nëse s’do kishin ekzistuar Çabej, Buda, do të ishim të paarmatosur në të gjithë rrjedhën e debatit të hapur mes vendeve për prejardhjen e tyre, gjuhën e tyre, historinë e tyre e kështu me radhë. Çfarë historie do të mund të shkruanim sot nëse nuk do të ishin disa prej nxënësve të atyre kolosëve të mëdhenj si profesor Paskali apo Pëllumbi.

Kemi tepër argumenta sot për tu përballur me botën si shqiptarë, se sa nga dialogu që pasoi dhe shkatërroi Akademinë e Shkencave, sigurisht me dorën e politikës që ndërhyri për shpërbërjen e strukturave të Akademisë së Shkencave dhe për braktisjen e atij rezervuari burimesh njerëzore që mbase ishin pjesa më e çmuar e trashëgimisë së të shkuarës.

Sot jemi në kushtet kur mund të themi se falë reformës së vitit 2019 që u realizua në një ndërveprim të udhëhequr nga vetë Akademia e Shkencave dhe më lejoni ta them, edhe kjo është në vazhdën e asaj që po përpiqem të them, në lidershipin e Skënder Gjinushit. Duhet dikush i asaj kohe akademike që të garantojë këtë kohë kaotike, me shpresën që të kemi dhe ne kohën tonë akademike”, tha Rama.

Rama është shprehur se gjuha shqipe është e kërcënuar. “Gjuha shqipe është e kërcënuar si asnjëherë më parë. Gjithë ato që thuhen dhe ato që ndërmerren për gjuhën shqipe në rendin e pavërtetë akademik, pseudo-akademik janë në fakt maja e ajsbergut që po e gërryejnë nga poshtë përmes shpërdorimit të saj në një botë komunikimi, ku askush më nuk e ka mendjen sa saktë i shkruan fjalët, por e ka mendjen që t’i bëjë ‘send’ sa më shpejt.

Fjalori i madh i gjuhës shqipe do të jetë një gur themeli për të forcuar atë themel të jashtëzakonshëm që vendosën etërit themelues të Akademisë së Shkencave. Besoj se gjuha e unifikuar shqipe është një nga pasuritë më të mëdha të shqiptarëve, dhe një nga ata thesare që askush nuk duhet lejuar t’i prekë apo t’i shpërdorojë”.

Tags: akademia e shkencavegjuha shqiperama

TË LIDHURA

Grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj
Aktualitet

Grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj

10:26 | 27/08/2025
Policia rrethon dhe arreston të riun me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit
Aktualitet

Policia rrethon dhe arreston të riun me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit

09:23 | 27/08/2025
Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës
Aktualitet

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës

22:55 | 26/08/2025
Next Post
Sondazh: Kuota të ulta për qeverinë dhe për politikanët kryesorë

Socialistët informohen më shumë nga televizionet, opozitarët nga interneti

Berisha: Grup hetimi për çfarë ka ndodhur në Lazarat nga policia

Berisha: Grup hetimi për çfarë ka ndodhur në Lazarat nga policia

BE: Sulmet ruse ndaj civilëve në Ukrainë janë një krim l*fte

BE: Sulmet ruse ndaj civilëve në Ukrainë janë një krim l*fte

JU REKOMANDOJMË

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

09:58 | 27/08/2025




TË FUNDIT

Grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj
Aktualitet

Grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj

by mirseda
10:26 | 27/08/2025
0

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më...

BILANCI I TË NXEHTIT/ Evropa në flakë – 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë

BILANCI I TË NXEHTIT/ Evropa në flakë – 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë

10:17 | 27/08/2025
Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

09:58 | 27/08/2025
Rusia vijon sulmet brutale në Ukrainë, dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur pas goditjeve me dronë

Rusia vijon sulmet brutale në Ukrainë, dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur pas goditjeve me dronë

09:55 | 27/08/2025
Policia rrethon dhe arreston të riun me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit

Policia rrethon dhe arreston të riun me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit

09:23 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com