Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë se i ka braktisur qytetarët, në këto situatë krize të krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Përmes një postimi në Facebook, Vokshi thotë se kryeministri Rama gënjen për numrin e familjeve që ka ndihmuar qeveria gjatë këtyre ditëve.
Sipas saj, qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin.
Postimi i plotë:
Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë. Fatkeqësisht, e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Edi Rama dhe kopjet e tij më qeveri. Dokumentat zyrtarë tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shoërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë.