Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama falendëron Ruçin: I ktheu dinjitetin Kuvendit; Nuk harron as Saimir Tahirin, i ngarkon këtë detyrë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Rama falendëron Ruçin: I ktheu dinjitetin Kuvendit; Nuk harron as Saimir Tahirin, i ngarkon këtë detyrë

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, ku u zgjodhën drejtuesit e këtij grupi, kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim.

Ai e nisi fjalën e tij me një falendërim për Gramoz Ruçin, për të cilin tha se i ktheu dinjitetin sallës së Kuvendit, duke iu referuar ndërprerjes së fjalës së Berishës në foltore.

Më tej, kryeministri kërkoi respektimin e orarit të nisjes së seancës çdo të enjte, teksa theksoi se qeveria do “i mbajë dorën shtrirë opozitës” pavarësisht reagimit të saj.

Gjithashtu, Rama tha se qeveria do të mblidhet në çdo qark pas çdo viti politik, ndërsa iu drejtua ministrave se duhet të qëndrojnë 1 herë në një muaj në një qark për të qenë më afër qytetarëve.

Në fund, kryeministri nuk harroi as Saimir Tahirin, dikur të besuarin e tij, për të cilin tha se është caktuar koordinator për bashkëqeverisjen në terren.

FJALA E RAMËS:

Dua të falendëroj Gramozin që realisht i ktheu dinjitetin asaj salle dhe na ktheu shpresën se në atë sallë mund të ketë rend dhe rregull dhe se në atë sallë mund të flitet për njerëzit dhe jo për njëri-tjetrin.

Dua të përmend një detaj, që fillimi për herë të parë në historinë e kuvendit të seancave në orën fiks të përcaktuar është një normë që do ta respektojmë për 4 vjet.

Nëse përfaqësuesit e popullit nuk janë në gjendje të respektojnë orarin e ditës më të rëndësishme të javës, atëherë vajmedet për tjerat.

Duke ju falënderuar edhe për këtë kontribut, dua të nënvizoj se pavarësisht reagimit të PD-së ndaj qasjes tonë, qasja jonë nuk ndryshon. Nuk do të shkojmë në atë sallë për të vazhduar avazin e vjetër, por për të debatuar lidhur me programet tona dhe për ta mbajtur dorën të shtrirë ndaj opozitës pavarësisht reagimit të tyre.

Seancën tjetër do nënshkruajmë marrëveshjen mes anëtarëve të kabinetit qeveritar, e cila do u shpërndahet deputetëve, marrëveshje që sanksionon rregullat e veprimit mes grupit parlamentar.

Qeveria gjatë një sesioni parlamentar do të mblidhet nga një herë në çdo qark, jo për të bërë një mbledhje simbol, por për t’u postuar në çdo qark një herë në vit dhe për të qëndruar aty dhe për të kaluar atje kohë e për të punuar, për të thirrur ë dëgjesa drejtuesit e institucioneve, për t’u ulur me drejtues vendorë dhe për t’u takuar me banorët.

Çdo ministër, gjatë një viti parlamentar duhet të qëndrojë një muaj në një qark.

Do fillojmë punën në terren, duke caktuar një koordinator për bashkëqeverisjen: Saimir Tahiri. Platforma nuk do jetë një portal, por një bashkëmekanizëm njerëzish. Njerëzit duan pastrim nga grabitqarët dhe parazitët, duan shërbim, duan ndëshkim të atyre që bëhen pengesë për të drejtat e tyre. Këto tre gjëra mund t’i realizojmë vetëm nëpërmjet bashkëqeverisjes me ta./ Tirana Today

Tags: detyrat e ministraveedi ramaGramoz Ruçisaimir tahiri

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015
Kryesore

BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

18:00 | 09/02/2026
Next Post
Dekonspironte veprimet policore, përfundon në pranga inspektori i “Shqiponjave”

Dekonspironte veprimet policore, përfundon në pranga inspektori i “Shqiponjave”

Mesila Doda shpërthen ndaj Berishës: Gabimi i Sokol Olldashit ishte vetëm një…

Mesila Doda shpërthen ndaj Berishës: Gabimi i Sokol Olldashit ishte vetëm një...

Shqipëria bie përsëri në renditjen e FIFA-s

Shqipëria bie përsëri në renditjen e FIFA-s







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Pas protestave të banorëve, tërhiqet grupi i këshilltarëve bashkiakë të PS-së,ska vendim pa opozitën
Aktualitet

Pas protestave të banorëve, tërhiqet grupi i këshilltarëve bashkiakë të PS-së,ska vendim pa opozitën

by mirseda
14:55 | 10/02/2026
0

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Durrës dhe pas protestave të banorëve, grupi i këshilltarëve...

Teuta Selimi çudit me fjalët: Shëroje shpirtin tënd, para meje ke humbur

Teuta Selimi çudit me fjalët: Shëroje shpirtin tënd, para meje ke humbur

14:47 | 10/02/2026
Protesta e PD-së, Meta thirrje qytetarëve: Tregojani vendin organizatës kr*minale

Protesta e PD-së, Meta thirrje qytetarëve: Tregojani vendin organizatës kr*minale

14:38 | 10/02/2026
Efektivi i policisë ishte duke drejtuar mjetin  humb jetën në moshën 45-vjeçare pas arrestit kardiak

Efektivi i policisë ishte duke drejtuar mjetin humb jetën në moshën 45-vjeçare pas arrestit kardiak

14:33 | 10/02/2026
E rëndë në Maliq! 61-vjeçari vetëvritet me çifte, mister shkaqet

E rëndë në Maliq! 61-vjeçari vetëvritet me çifte, mister shkaqet

13:56 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com