Sot dihet të ishte ditë zgjedhjesh në Kavajë, ose fushëbeteja e partive politike për të bërë shfaqet e tyre të radhës dhe për të marrë sa më shumë pushtet për veten.
Cila do te jetë arsyeja Kavaja sot është e qetë pa Fuoristrada të politikanëve që dirigjojnë turmat e tyre. Pa ata militantët e thekur të dy partive të mëdha që janë gati të hidhen në zjarr vetëm se ua kërkon partia.
Kryeministri Rama uli tensionin në Kavajë dukë tërhequr kandidatin e tij, ky veprim duhet përgëzuar. Po sot pse duhet që të bëj sërish politikë Rama? Ai e nis ditën duke treguar se tashmë e ka të fituar Kavajën. Këtë e demonstron me foto se si ka qenë dhe se si është shndërruar Kavaja. Krahasimin ai e bën me vitin 2013 dhe se çfarë është bërë më këtë qytet. Por deri tani kryeministri nuk ka kërkuar akoma ndjesë publike se ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, i emëruar dhe i mbrojtur publikisht nga ai ka probleme me drejtësinë.
Ditën mund ta nisnit me thirrjen ndaj opozitës që të dialogojë për zgjedhjet e 18 qershorit si afati i fundit që ju i keni toleruar dhe caktuar për të marrë pjesë në zgjedhje dhe jo me fitoret që ju dhe opozita shqiptare korrni ndaj mullinjve me erë.
Postimi i plotë i Edi Ramës
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë më këtë imazh të Kavajës më 2013 dhe mbrëmë
Në katër vitet e fundit për Kavajën është bërë më shumë se në 25 vjet të marra së bashku. Ende edhe më shumë mbetet për t’u bërë, por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara #PërKavajënQëDuam #PërShqipërinëQëDuam me #Drejtësi #Shtet #Punë #Mirëqenie me #PartinëSocialiste”, shkruan kryeministri.