Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Rama: Dy gjysmagjela të opozitës më kallëzuan në emër të heroit të filmit “Babale 2”

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama: Dy gjysmagjela të opozitës më kallëzuan në emër të heroit të filmit “Babale 2”

PD dhe LSI depozituan mesditën e sotme në Prokurori, një padi kundër kryeministrit Rama. Padia në fjalë lidhet me denoncimin e ish-oficerit të Fushë-Krujës, tashmë në arrati, Emiljano Nuhu, se është kërcënuar me jetë në zyrën e tij nga të afërm të deputetit socialist, Rrahman Rraja, dhe në prani të kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla.

Opozita i mëshon faktit se reagimi i kryeministrit Rama ka qenë në mbrojtje të deputetit Rraja, duke promovuar dhunën dhe krimin. Më konkretisht, opozita ka tre akuza ndaj Ramës, “kanosja për shkak të detyrës”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “kanosja për të moskallëzuar”.

Sipas PD dhe LSI, nga deklarimi publik i kryeministrit Rama më datë 29.09.2018, arrihet në konkluzionin se:

  1. a) Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet deklarimit të tij publik, ka patur për qëllim jo vetëm manipulimin e opinionit publik mbi çështjen, por mbi të gjitha intimidimin dhe paracaktimin e rezultatit të hetimit nga organet ligjzbatuese, me synimin për të penguar zbulimin e të vërtetës.
  2. b) Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet deklarimit të tij publik, ka patur për qëllim kanosjen mafioze ndaj Nënkomisarit Emiljano Nuhu, me synimin për ta friksuar që të mos flas më tej.
  3. c) Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet deklarimit të tij publik, ka patur për qëllim kanosjen mafioze ndaj çdo punonjësi të Policisë së Shtetit që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, me synimin që ato të mos dëshmojnë dhe të mos tregojnë të vërtetën, por të heshtin.Sikurse, nga hetimi i SHÇBA dhe këqyrja e pamjeve filmike në ambientet e komisariatit të Fushë Krujës, as Nuhu por as edhe personat e akuzuar prej tij nuk rezultojnë të kenë qenë në stacionin e policisë së Fushë Krujës në datën 21 korrik, siç pretendon oficeri se është kanosur me armë në kokë nga Xhelal Rraja, vëllai i deputetit Rrahman Rraja, për të lënë të lirë djalin e tij, Rexhep Rraja i kallëzuar për ushtrim dhune nga ish e dashura, Xhisiela Maloku.

Edmond Spaho deklaroi për mediat se Rama ka konsumuar tre vepra penale. “Kanosjet i kishin ardhur nga Rrahman Rraja, i biri dhe familjarë të tyre. Edhe në fillimin e procesit penal, kreu i grupit të PS, kreu i bashkisë së Krujës dhe deputet Rraja kanë qenë në Komisariat dhe e kishin kërcënuar nënkomisarin. Çuditërisht pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria, si për ngjarjen në Krujë, dhe për kërcënimet ndaj Nuhut, pra dy hetime të filluara nga Prokuroria, Rama në një komunikim publik kërcënon nënkomisarin Nuhu, duke e quajtur horr të kthyer në hero, që ka penguar hetimin dhe e ka përdorur rastin për të marrë azil politik.

Rama i është kanosur komisarit, ka ndërhyrë në punën e organeve hetimore dhe paracaktoi rezultatin e hetimit dhe vendosi se si duhet të ishte, të mbrohej djali i deputetit dhe të poshtërohej dhe dënohej nënkomisari Nuhu”, tha Spaho.

“Rama ka kryer tre vepra penale referuar kodit, “kanosje për shkak të detyrës”, “veprime për fshehjen e së vërtetës”, dhe së treti “kanosje për të mos kallëzuar” ndaj komisarit Nuhu, që dënohen me 2,3 dhe 4 vjet burg”, vijoi Spaho.

Një kundërpërgjigje në kohë reale ka ardhur nga kryemnistri Rama, i cili nuk lë pas ironinë.

“Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2. I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon”, shkruan ai në Twitter.

 

 

Tags: padirama

TË LIDHURA

Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë
Politikë

Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

19:18 | 06/03/2026
Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën
Politikë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën

18:35 | 06/03/2026
Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Next Post
Njihuni me të pavërtetat e mëdha të Ramës, deklarata që mund ta ‘fundosin’

Video/ "U more tokën fshatarëve, i le pa bukë", reagon Rama: O shqiptar, të marrsha të keqen unë ty...

A do jetë Rraja deputet i PS-së, pse s’është arrestuar djali i tij? Ja si përgjigjet Rama

LSI i përvishet Ramës: Ka zhveshur brekët trurit, s’flet me gojë por me mendere

“Horr, do ta ndjek këmba-këmbës”, opozita krah Emiljano Nuhut

"Horr, do ta ndjek këmba-këmbës", opozita krah Emiljano Nuhut







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Masakër në Nigeri/ Sulm i armatosur në një fshat, numër i lartë viktimash në muajin e Ramazanit
Bota

Masakër në Nigeri/ Sulm i armatosur në një fshat, numër i lartë viktimash në muajin e Ramazanit

by mirseda
19:20 | 06/03/2026
0

Masakër në Nigeri. Persona të armatosur kanë sulmuar fshatin në Borno, duke shkuar një numër të lartë...

Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

19:18 | 06/03/2026
Departamenti i Shtetit i SHBA-së: Gati 24,000 amerikanë janë kthyer nga Lindja e Mesme

Departamenti i Shtetit i SHBA-së: Gati 24,000 amerikanë janë kthyer nga Lindja e Mesme

19:16 | 06/03/2026
Qipro nën sulm nga Irani! Paralajmëron Macron: Lufta po zgjerohet

Qipro nën sulm nga Irani! Paralajmëron Macron: Lufta po zgjerohet

18:40 | 06/03/2026
Alkol, veshje festive dhe muzikë! Izraelitët argëtohen në bunkerë gjatë luftës me Iranin

Alkol, veshje festive dhe muzikë! Izraelitët argëtohen në bunkerë gjatë luftës me Iranin

18:38 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com